Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kurti viziton shkollën në Bronx të SHBA-ve ku mësohet shqip: Gjuha jonë të ruhet brez pas brezi

    Gjirokastër/ Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’, flakët afrohen te banesat! Ndërhyjnë zjarrfikësit

    Bizneset e merrnin në punë, ajo vidhte xhiron e ditës dhe zhdukej! Arrestohet Kumrie Zika

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kurti viziton shkollën në Bronx të SHBA-ve ku mësohet shqip: Gjuha jonë të ruhet brez pas brezi
    Kosovë

    Kurti viziton shkollën në Bronx të SHBA-ve ku mësohet shqip: Gjuha jonë të ruhet brez pas brezi

    September 20, 2026
    Kurti viziton shkollën në Bronx të SHBA-ve ku mësohet shqip: Gjuha jonë të ruhet brez pas brezi

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar një shkollë publike në Bronx të New Yorkut, ku nxënësit shqiptarë ndjekin mësimin në një program dygjuhësh, anglisht dhe shqip.

    Bëhet fjalë për P.S. 108 Philip J. Abinanti, ku programi i mësimit në të dyja gjuhët nisi për herë të parë në shtator të vitit të kaluar. Gjatë vizitës, Kurti e vlerësoi nismën si një hap të rëndësishëm për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë.

    Në një postim në Facebook, ai theksoi se modele të tilla duhet të shtrihen edhe në komunitete të tjera shqiptare jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, në mënyrë që fëmijët të kenë mundësi ta mësojnë gjuhën e prindërve edhe brenda sistemit shkollor.

    Kurti u shpreh se për brezat e rinj shqiptarë në mërgatë, shqipja nuk duhet të kufizohet vetëm në përdorimin familjar, por të jetë pjesë edhe e procesit të rregullt arsimor.

    Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Kosovës kujtoi përpjekjet historike për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, duke përmendur arbëreshët e Italisë, Rilindjen Kombëtare dhe Kongresin e Manastirit. Ai veçoi edhe kontributin e Fan Nolit dhe shqiptarëve në diasporë në përhapjen e dijes dhe kulturës shqiptare.

    Kurti theksoi se ruajtja e gjuhës është e lidhur ngushtë me trashëgiminë kulturore dhe identitetin e komuniteteve shqiptare jashtë vendit.

    Gjatë vizitës në shkollë, ai u ka dhuruar nxënësve abetare, fletore pune dhe libra leximi në gjuhën shqipe, duke deklaruar se mbështetja për nisma të tilla do të vijojë.

    Kryeministri i Kosovës ka falënderuar gjithashtu Mark Gjonajn dhe Drita Gjongecajn për kontributin në këtë nismë, si dhe drejtoren e shkollës, Stefania Cedrola Mustafa. Më pas, u ka uruar nxënësve suksese në mësimet e tyre.

    Albin Kurti brezi i ri Bronx diaspora shqiptare gjuha shqipe identitet kombëtar komuniteti kosovar komuniteti shqiptar Kosovë kulturë shqiptare mësimi i gjuhës shqipe New York ruajtja e gjuhës SHBA shkolla shqipe shkollë shqipe shqipëri shqiptarët në Amerikë shqiptarët në diasporë shqiptarët në SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kurti viziton shkollën në Bronx të SHBA-ve ku mësohet shqip: Gjuha jonë të ruhet brez pas brezi

    September 20, 2026

    Gjirokastër/ Zjarr pranë fshatit ‘Arshi Lengo’, flakët afrohen te banesat! Ndërhyjnë zjarrfikësit

    September 20, 2026

    Bizneset e merrnin në punë, ajo vidhte xhiron e ditës dhe zhdukej! Arrestohet Kumrie Zika

    September 20, 2026

    Tensionet/ Pheniani lëshon dy raketa balistike drejt Detit Lindor

    September 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.