E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Sociale

Zjarr pranë varrezave të fshatit Babicë, era favorizon flakët

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mesditën e së dielës në varrezat e fshatit Babicë.

Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke shmangur rrezikun për banesën, ndërsa vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve.

Si pasojë e përhapjes së zjarrit, janë djegur edhe dhjetëra ullinj shekullorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.

Reklamë

Ndërkohë, flakët vijojnë të jenë prezente në disa vatra. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.