Një zjarr ka rënë këtë të diel në hyrje të fshatit “Arshi Lengo”, rreth 4 kilometra nga Gjirokastra.
Flakët janë shfaqur rreth orës 14:00, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit dhe për të mos lejuar përhapjen e tij drejt banesave.
Falë ndërhyrjes së tyre, flakët u vunë nën kontroll dhe nuk pati dëme materiale.


