Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Pronari i një shtëpie në Itali “kap mat” grabitësit, qëllon për VDEKJE 25-vjeçarin shqiptar, shokët e të riut “e braktisin” dhe zhduken me vrap

Shkruar nga Newsbomb
Pronari i një shtëpie në Itali “kap mat”
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Torino të Italisë, ku pronari i një shtëpie e cila thuhet se ishte vënë në shënjestër për t’u grabitur, i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar. Deri më tani, identifikimi i viktimës nuk është bërë ende por mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një 25-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banor i Torinos.

Paraprakisht mësohet se viktima rezulton me precedent të mëparshëm penalë, ndërsa nuk dihet akoma se për çfarë konkretisht.

Si ndodhi ngjarja?

35-vjeçari i kapi në befasi hajdutët mbrëmë në oborrin e shtëpisë së tij në fermë, e cila ishte duke u rinovuar në Via Roma, në Baldissero d'Alba.

Ishte ora 2:00 e mëngjesit dhe jashtë ishte errësirë, kur pronari i godinës që u tentua të grabitej, ishte vetëm në shtëpi kur dëgjoi zhurma që vinin nga jashtë. Në këto rrethana thuhet se ai mori armën e tij dhe doli për të parë se çfarë po ndodhte.

Me të dalë jashtë, 35-vjeçari (pronari i shtëpisë) u gjend përballë një bande grabitësish, rreth pesë personash, ndaj të cilëve hapi zjarr duke i marrë jetën njëri prej tyre, shqiptarit.

Bashkëpunëtorët e viktimës mësohet se u zhdukën me vrap nga vendngjarja, ndërsa pronari i fermës njoftoi shërbimet e emergjencës. Shërbimet e urgjencës mjekësore mbërritën gjithashtu në vendngjarje dhe u përpoqën që ta rikthenin në jetë viktimën, por pa sukses.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese