Një qytet, dy rivalë, një derbi! Formacionet zyrtare të përballjes Atl. Madrid – Real Madrid

Derbi i Madridit vjen këtë herë me një kapitull të ri, pasi Jose Mourinho është rikthyer në stolin e Real Madridit.
Prania e “Special One” i jep përballjes një tjetër dimension, duke rikthyer emocionet dhe tensionin që kanë shoqëruar gjithmonë derbin.
Në krahun tjetër, Atletico Madrid kërkon të sfidojë Realin në një nga duelet më të mëdha të futbollit spanjoll.
Sytë e gjithë Madridit janë te kjo sfidë, ku çdo duel, çdo gol dhe çdo vendim mund të bëhet histori.
Më poshtë formacionet zyrtare
ATLETIKO MADRID: Oblak, Pubij, Romero, Hanko, Xhiuliano, Jorente, Xhoni, Grimaldo, Kang-In Li, Baena, Dejvid.
Trajner: Diego Simeone
REAL MADRID: Kurtua, Dumfris, Konate, Hauzen, Kukureja, Valverde, Tçuameni, Gyler, Belingam, Vinicius, Mbape.
Trajner: Jose Murinjo




