AKTUALITET /

Hyri për të grabitur pronën, shqiptari q*llohet për vd*kje nga pronari italian

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, në oborrin e një ferme që ishte në rikonstruksion. Sipas raportimeve të mediave italiane, në pronë dyshohet se kishin hyrë katër ose pesë persona.

Shkruar nga Versus
Hyri për të grabitur pronën, shqiptari q*llohet për vd*kje
Shtëpia në fermë Baldissero d'Alba (majtas) dhe Roberto Mollo (djathtas)

Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një tentative të dyshuar grabitjeje në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, në oborrin e një ferme që ishte në rikonstruksion. Sipas raportimeve të mediave italiane, në pronë dyshohet se kishin hyrë katër ose pesë persona.

Pronari i banesës, 35-vjeçari Roberto Mollo, është zgjuar pasi ka dëgjuar zhurma jashtë.

Ai ka marrë një pistoletë gjysmëautomatike, të cilën e mbante me leje, dhe ka qëlluar disa herë në errësirë drejt personave që ndodheshin në oborr.

Njëri prej tyre, një shtetas shqiptar me precedentë penalë, është plagosur rëndë dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Pjesëtarët e tjerë të grupit janë larguar, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë publik.

Ka qenë vetë pronari që ka njoftuar karabinierët dhe shërbimet e urgjencës. Pavarësisht ndërhyrjes së personelit mjekësor, shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë.

Prokuroria e Asti-t ka nisur hetimet dhe ka regjistruar Roberto Mollon si person nën hetim për vrasje. Autoritetet po punojnë për të rindërtuar dinamikën e plotë dhe për të përcaktuar nëse përdorimi i armës mund të konsiderohet mbrojtje e ligjshme./Versus.al

Tags:

shqiptar

Poll