Danimarka dhe SHBA drejt marrëveshjes për Groenlandën, Frederiksen: Të respektohet sovraniteti dhe vetëvendosja

20 Shtator 2026 | 16:35

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen deklaroi të dielën se marrëveshja e fundit mes Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara respekton “vijat e kuqe” të Mbretërisë së Danimarkës, përfshirë sovranitetin dhe të drejtën e banorëve të Groenlandës për vetëvendosje.

“Ka qenë absolutisht thelbësore për ne, me dëshirën për të forcuar sigurinë në botën shumë të trazuar në të cilën jetojmë, që vijat tona të kuqe të respektohen”, tha Frederiksen për transmetuesin danez TV 2.

Sipas saj, gjatë negociatave, rëndësi të veçantë kishte forcimi i sigurisë në Arktik, si dhe respektimi i interesave thelbësore të Danimarkës dhe Groenlandës.

“Mbretëria e Danimarkës është një shtet sovran dhe e drejta e groenlandezëve për vetëvendosje duhet të respektohet në të ardhmen. Edhe ajo që ne e quajmë integritet territorial. E gjithë kjo përmbahet në këtë marrëveshje”, tha kryeministrja daneze.

Frederiksen nuk pranoi të jepte detaje mbi përmbajtjen e marrëveshjes, duke thënë se do të presë deri në nënshkrimin e saj.

Ajo tha se e kupton interesin e madh të banorëve të Groenlandës për atë që marrëveshja do të nënkuptojë për ta, pas një periudhe që e përshkroi si të vështirë.

“Nuk do ta vija firmën time, dhe as Jens-Frederik Nielsen, në një marrëveshje që nuk ishte e mirë për Groenlandën dhe mbretërinë”, deklaroi Frederiksen.

Kryeministrja daneze konfirmoi gjithashtu se do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Nju Jork, ku pritet të nënshkruhet marrëveshja.

E pyetur nëse pret që Trump ta respektojë marrëveshjen, Frederiksen tha se supozon se të gjitha palët do ta zbatojnë atë.

“Ne kemi kaluar një kohë shumë, shumë të gjatë për këtë, si politikisht ashtu edhe diplomatikisht”, përfundoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meta ngre padi kundër rregullatorit të medias në Mbretërinë e Bashkuar 

Meta ka nisur një padi të re ligjore kundër rregullatorit të medias në Britani të cilat akuzohen se përdorin gjykatat për të ngadalësuar zbatimin e...
16:31 | 20/09/2026

Ministri Tajani: Italia nuk është në luftë në rajonin e Detit të Kuq

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka deklaruar se Italia nuk është në luftë në Detin e Kuq dhe i kërkoi Bashkimit Evropian të forcojë...
16:15 | 20/09/2026

“Solar de la Quebrada”, treni i parë me energji diellore në Argjentinë

Treni “Solar de la Quebrada” është hekurudha e parë me energji diellore në Amerikën Latine, që përshkon 42 kilometra nëpër Ande me teknologji të përparuar...
15:55 | 20/09/2026