Deputetët britanikë kundër përdorimit të gëzofit të ariut në kapelet e rojeve të Pallatit të Buckinghamit
Ushtarët me kapelat e tyre të larta me gëzof të zi dhe uniformat e kuqe të ndezura jashtë Pallatit Buckingham janë një pamje e njohur për këdo që ka vizituar Londrën.
Megjithatë, këto kapele kanë shkaktuar reagime të forta për shkak të përdorimit të gëzofit të vërtetë të ariut.
Një grup deputetësh britanikë po i kërkojnë qeverisë të ndalojë përdorimin e lëkurës së vërtetë të ariut në kapelet që mbajnë anëtarët e Gardës së Mbretit.
“Kjo praktikë është e pamundur të justifikohet dhe duhet të zëvendësohet me alternativa sintetike,” sipas deputetëve nga parti të ndryshme.
Në një letër drejtuar Ministrit të Mbrojtjes, 18 deputetë dhe një anëtar i Dhomës së Lordëve i bënë thirrje qeverisë të ndalojë përdorimin e lëkurave të arinjve dhe në vend të tyre të miratojë alternativa me lesh sintetik.
“Çështja më urgjente është se, ndërsa ky proces vazhdon, arinjtë vazhdojnë të vriten me harqe, këlyshët e tyre mbeten jetimë dhe lëkurat e tyre përdoren për të bërë mbulesa të reja koke”, shkruan ligjvënësit.
Danimarka dhe SHBA drejt marrëveshjes për Groenlandën, Frederiksen: Të respektohet sovraniteti dhe vetëvendosja
Meta ngre padi kundër rregullatorit të medias në Mbretërinë e Bashkuar
Ministri Tajani: Italia nuk është në luftë në rajonin e Detit të Kuq
- 16:35 Danimarka dhe SHBA drejt marrëveshjes për Groenlandën, Frederiksen: Të respektohet sovraniteti dhe vetëvendosja
- 16:31 Meta ngre padi kundër rregullatorit të medias në Mbretërinë e Bashkuar
- 16:25 Laporta zbulon planet për ta nderuar Messin pas përfundimit të punimeve në “Spotify Camp Nou”
- 16:20 “Liri për çlirimtarët e Kosovës”, Protestë në Vjenë kundër aktgjykimit të Speciales (VIDEO)
- 16:15 Ministri Tajani: Italia nuk është në luftë në rajonin e Detit të Kuq
- 15:55 “Solar de la Quebrada”, treni i parë me energji diellore në Argjentinë