Ukraina godet Moskën në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi
Qindra dronë shënjestruan Moskën dhe rajonin përreth saj n...
Qindra dronë shënjestruan Moskën dhe rajonin përreth saj n...

Qindra dronë shënjestruan Moskën dhe rajonin përreth saj në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi të dielën, duke i vrarë të paktën dy njerëz dhe duke dëmtuar një rafineri të madhe nafte, sipas autoriteteve ruse.
Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, e cilësoi sulmin e të dielës si më të madhin me dronë deri tani ndaj kryeqytetit rus. Një objekt në rafinerinë e naftës në Moskë, e cila është shënjestruar edhe më parë, gjithashtu u dëmtua.
“Sulmi më i madh me dronë armiku është zmbrapsur”, tha Sobyanin në Telegram. “Ky sulm i paparë ishte planifikuar qartësisht me synimin për t’i penguar zgjedhjet parlamentare. Armiku nuk ia doli”.
Zgjedhjet për Dumën e Shtetit, të parat që nga nisja e luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, nuk pritet të sjellin ndryshim pasi partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, pritet ta ruajë mbizotërimin, në një sistem politik që kritikët thonë se nuk lejon kundërshtimin.
Kremlini me gjasë do ta paraqesë rezultatin e zgjedhjeve si dëshmi të mbështetjes publike për politikat e Putinit dhe për luftën, e cila tani ka hyrë në vitin e pestë dhe nuk ka shenja se do të përfundojë së shpejti.
Autoritetet zgjedhore thonë se tri ditët e votimit kanë vijuar pa ndonjë telash, pavarësisht sulmeve kibernetike të raportuara të shtunën.
Pjesëmarrja ishte mbi 50 për qind deri në orët e para të pasdites sipas orës së Moskës të dielën, raportoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Shumica e kandidatëve kundër luftës nuk janë lejuar të garojnë. Ata që garuan nga partia liberale Jabloko, e cila në vitet e fundit ka marrë një përqindje njëshifrore në sondazhe, por shpresonte të përfitonte nga lodhja e publikut prej luftës, thanë se kishin frikë për lirinë e tyre pasi gjykatat dënuan me burgim dy figura të larta të partisë para zgjedhjeve, për komentet e tyre lidhur me konfliktin.
Diskreditimi i ushtrisë ose përhapja e atyre që autoritetet e cilësojnë si gjoja lajme të rreme, dënohet me burgim të rëndë.
Në një akt të vogël kundërshtimi, lideri i Yablokos, Nikolai Ribakov, e prishi qëllimisht fletëvotimin, duke shkruar emrin e partisë së tij dhe sloganin “Për paqe”. Lufta në Ukrainë dhe ngadalësimi i ekonomisë janë faktorë që rëndojnë mbi zgjedhjet.
Megjithëse është e vështirë të bëhen sondazhe të opinionit për shkak të politikave represive që kanë kriminalizuar kundërshtimin ose opozitën ndaj luftës, disa sondazhe kanë treguar rënie të mbështetjes për Putinin, si dhe për Rusinë e Bashkuar.
Në prag të votimit, Putin u bëri thirrje rusëve të dilnin për të votuar, duke thënë se rezultatet do të shërbenin si tregues i mbështetjes për trupat ruse që luftojnë në Ukrainë. Rezultatet zyrtare nuk priteshin para 21 shtatorit. /REL
Zgjedhjet që do të zhvillohen më 20 shtator në Berlin dhe ...
E ardhmja politike e Friedrich Merzit varet nga zgjedhjet ...
Të dielën, votuesit në dy lande gjermane, në Berlin dhe në...
Ushtria amerikane kreu një sulm vdekjeprurës ndaj një mjet...
Këshilltarët kryesorë të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Zëv...
Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA) i ...
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan tha të martën se...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të f...
Rebelët Huthi kanë nisur sot sulme në Riad, kryeqytetin e ...
Komuniteti shqiptaro-amerikan do të zhvillojë një protestë...
Zyrtarët rusë pretenduan se sistemet e votimit kanë qenë n...
Autoritetet e Luksemburgut kanë nisur hetimet pas shikimit...
Gjenerali Carsten Breuer, shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë,...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ...
Dy javë pasi Serbia e hapi një fabrikë që prodhon robotë t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të shtunë...
Komisioni Europian njoftoi të premten se Presidentja Ursul...
Në kohëra me arka të zbrazëta, keqpërdorimi i sistemit soc...
Edhe pse Kanadaja është gjeografikisht e largët nga Europa...
SHBA-të dhe Danimarka kanë njoftuar një marrëveshje mbi si...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme pranë Njësisë...
Policia Rrugore e Shkodrës ka ndëshkuar drejtuesit e mjete...
Vihet në pranga 39-vjeçarja që punësohej në subjekte të nd...
Një i ri shqiptar u vra mbrëmë vonë në Baldissero d'Alba, ...
Korça është përfshirë nga kaosi në qarkullim këtë të diel,...
Shumica e prindërve e përshkruajnë ardhjen në jetë të një ...
Për ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Edhe pse shumë platforma vendosin kufij moshe për përdorue...
Qindra dronë shënjestruan Moskën dhe rajonin përreth saj n...
Zgjedhjet që do të zhvillohen më 20 shtator në Berlin dhe ...
E ardhmja politike e Friedrich Merzit varet nga zgjedhjet ...
Të dielën, votuesit në dy lande gjermane, në Berlin dhe në...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave dhe ekspozimi i sek...
Një apartament që pak vite më parë konsiderohej zgjedhje e...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Vera 2026 po sjell më shumë turistë, por operatorët ngrenë...