
“Shqiptarët për shqiptarët”, kështu e ka quajtur kryeministri Edi Rama, takimin e sotëm që do të mbahet në Miçigan me komunitetin shqiptar.
“Këtë herë vizita e javës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë, nis sot pasdite me shqiptarët dhe për shqiptarët, në Michigan, ku kam nderin të jem i ftuar nga komuniteti e ku ftoj këdo që dëshiron të vijë të na bashkohet”, shkruan kryeministri.
Rama ndodhet për një vizitë pune në SHBA, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në datat 22-29 shtator.

