Po peshkonte me korent në lumin Drini i Zi, ndërron jetë 31-vjeçari në Dibër

Po peshkonte me korent në lumin Drini i Zi, ndërron jetë 31-vjeçari në Dibër

16:57, 20/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sinë, në Dibër, ku një 31-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë peshkimit në lumin Drini i Zi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dibër/ Informacion paraprak

Në fshatin Sinë, Njësia Administrative Arras, Bashkia Dibër,  shtetasi E. K., 31 vjeç, dyshohet se duke peshkuar në lumin Drini i Zi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit, po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco