Kronikë
Dibër, ishte duke peshkuar me korent, humb jetën 31-vjeçari në fshatin Sinë

Një 31 vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë në lumin Drin i Zi. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Sinë, Njësia Administrative Arras, Bashkia Dibër, ku shtetasi E. K., 31 vjeç, dyshohet se duke peshkuar në lumin Drini i Zi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit, po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




