AKTUALITET /

Zjarr në Babicë të Vlorës, flakët rrezikojnë një banesë

Si pasojë e flakëve janë djegur edhe dhjetëra ullinj shekullorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Shkruar nga Versus

Zjarr në Babicë të Vlorës, flakët rrezikojnë

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mesditën e së dielës në varrezat e fshatit Babicë.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në zonën përreth, duke rrezikuar edhe një banesë pranë vendit ku ka rënë zjarri.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në terren dhe kanë arritur të shmangin përhapjen e flakëve drejt banesës, ndërsa vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit.

Si pasojë e flakëve janë djegur edhe dhjetëra ullinj shekullorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ndërkohë, zjarri vijon të jetë aktiv në disa vatra, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për izolimin dhe shuarjen e tyre./Versus.al

Poll