Atentati në Sarandë, drejtori i Policisë së Shtetit mbledhje urgjente me drejtuesit vendorë

Aktualitet

Publikuar: 20/09/2026

Atentati në Sarandë, drejtori i Policisë së Shtetit mbledhje urgjente me drejtuesit vendorë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka shkuar në Sarandë, ku po zhvillon një mbledhje urgjente me drejtuesit vendorë të Policisë.

‘Vizita’ e tij në Sarandë vjen pas ngjarjes së rëndë kriminale të ndodhur sot, ku dy persona me motor ekzekutuan në një atentat 44-vjeçarin Artan Myrtaj. Nga breshëria e të shtënave mbeti i plagosur edhe 73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, i cili mori një plumb në shpinë teksa po kalonte rrugën.

Po ashtu, takimi i Hitës më drejtuesit e Policisë në Sarandë.