LIVE UPDATES
Insights

Përballë pallatit tim po ndërtohet një pallat

Atë e kanë parashikuar dy rrugica më tutje, në një grup shtëpish të vjetra.

20 Shtator 2026, 17:39 Nga Rezarta Gagani
Përballë pallatit tim po ndërtohet një pallat
Rezarta Gagani

Përballë pallatit tim po ndërtohet një pallat. Pallati ku banoj është i pari në vijën e rrugës. Përpara tij ka mbetur një lulishte. Aty do të ndërtohet pallati i ri. I shkulën pemët, hapën gropa të mëdha, vendosën hekurat. Lulishtja nuk mbeti pa vend. Atë e kanë parashikuar dy rrugica më tutje, në një grup shtëpish të vjetra. Asgjë e rëndësishme. Shtëpi historike.

Lajmi mirë është se qyteti po gjelbërohet. Në projekt, gjelbërimi ka vendin e vet.
Ndërtimi përballë ka ecur shpejt. Në fillim i shihja punëtorët nga lart. Tani i kam përballë. Kur ta mbarojnë, do të kem një pallat aq pranë sa ndoshta do të mësohem me njerëzit e tij përpara se t’i takoj.

Nuk është e vërtetë që qytetet e mëdha i bëjnë njerëzit të huaj. Në pallatin përbri, vajza e katit të tretë kishte një djalë që vinte shpesh pasditeve. Në fillim nuk dinim shumë për të. Pastaj erdhi vera dhe dyert e ballkoneve mbetën hapur. Djali doli i mirë. Kjo u kuptua gradualisht. Nuk ngrinte zërin kur ziheshin.

Një të diel solli diçka për të ngrënë. Një herë ndihmoi të ëmën e vajzës me një tavolinë që nuk kalonte nga dera. Pas kësaj nuk patëm më ndonjë kundërshtim serioz. Në katin poshtë tyre banon Shpresa. Verën e kaluar ndërroi markën e kafesë. Për tri mëngjese e dëgjuam të thoshte se i dilte e hidhur. Ditën e katërt u kthye tek kafja e vjetër.

Ka çështje që zgjidhen. Pallati i ri do të jetë më pranë. Në katin që po ngrihet tani dallohet tashmë vendi i një ballkoni. Është pothuajse përballë timit. Kur të banohet, ndoshta nuk do të jetë më e nevojshme as të dalësh në ballkon. Qyteti vjen vetë deri te dritarja. Nga kolltuku i sallonit dikur shihja Shkëmbin e Kavajës, pak më djathtas Malin e Robit dhe, kur koha ishte e kthjellët, larg, dukej mali Tomorrit. Përpara tyre shihja detin dhe një copë qiell që ndryshonte gjatë ditës e nuk i përkiste askujt. Detaje. Tani, nga i njëjti kolltuk, shoh katin e radhës që po ngrihet. Dy rrugica më tutje, shtëpitë historike janë ende aty. Derisa të vijë gjelbërimi.

rezarta gagani

Sondazh

Poll
Insights 16 Shtator 2026, 09:32 Auron Janku

Kur PARTITË harrojnë pse ekzistojnë

Auron Janku Ka një sëmundje politike që nuk diagnostikohet me analiza gjaku. Quhet Sindroma e Stokholmit politik: viktima fillon të mbr...

Insights 28 Gusht 2026, 21:11 Bledian Koka

Pse Erion Veliaj e "shkarkoi" sot Edi Ramen?

I strukur ne nje qeli te IEVP Durres, nen "shoqerine" e gardianit te turnit, Erion Veliaj ka arritur te siguroje nje leter zyrtare te cilen ka hedhur per te d...

Insights 13 Gusht 2026, 16:08 cim peka

Kur salla kthehet në pasqyrën e liderit

Mbushja e sallës së Kuvendit me përfaqësues të diasporës duhej të ishte një demonstrim force për Albin Kurtin. Po...

Përfshihet nga flakët një automjet në Gjirokastër, policia nis hetimin

Përfshihet nga flakët një automjet në Gjirokastër, policia nis hetimin

Bie zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit

Zjarr pranë fshatit 'Arshi Lengo' në Gjirokastër, flakët u afrohen banesave

Zjarr i përmasave të mëdha në Babicë të Vlorës, digjen dhjetëra ullinj shekullorë

Falsifikim dokumentash dhe përfitim i paligjshëm i pronave, arrestohet ish-drejtori i Kadastrës Fier

Vrasja në Sarandë/ Nëna sheh të birin e pajetë dhe shpërthen në lot: O djali i nënës

Vrasja në Sarandë, momenti kur kalimtari i plagosur futet në ambulancë

Vrasje me armë zjarri në qendër të Sarandës, PAMJET nga vendgjarja

Akuzat për falsifikim të dokumenteve, tjetër masë për ish-drejtorin e Kadastrës Fier e dy të tjerë

Berisha: Ministrja e re e Shëndetësisë është thjesht një kukull në duart e zeza të Surrelit

"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme

Vendimet e Gjykatës Speciale/ Berisha: Asgjë nuk e nxin luftën Çlirimtare të Kosovës

Berisha zbulon angazhimin e diasporës: Janë të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e opozitës

I moshuari godet me thikë gruan, humb jetën në spital. Shoqërohet dhëndëri i tyre në Polici

Berisha: Bajram Begaj ka plaçkitur prona dhe i ka ndarë me Ramën, atë e kap gjyqi ushtarak

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur