Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Maran s’e mori në konsideratë te Kombëtarja, Armando Brojës i ndodh e papritura edhe tek Burnley (ARSYEJA)

Shkruar nga Newsbomb
Maran s’e mori në konsideratë te Kombëtarja, Armando
Armando Broja

Rolando Maran njoftoi ditën e djeshme listën me lojtarët që do të grumbullohen për ndeshjet që Shqipëria do t’i luajë në fundin e muajit shtator dhe në fillim të tetorit, përballë Bjellorusisë, San Marinos, Finlandës dhe sërish ndaj San Marinos.

Në këtë përzgjedhje të teknikut italian, dallohej mungesa e Armando Brojës. Sipas shpjegimit që dha Maran, bëhej fjalë për një zgjedhje taktike dhe jo për shkak se sulmuesi shkodran vuante nga një dëmtim, çfarë do të thotë se forma që po kalon 25-vjeçari u bë pretekst që ftesa të mos dërgohej.

Mirëpo, përtej kësaj mungese, Broja është duke përjetuar një tjetër situatë të pazakontë te Burnley. Siç shkruan “BBC”, trajneri i skuadrës është pranë shkarkimit dhe me gjasë drejtuesit do të vendosin përfundimisht për largimin e menjëhershëm të Nicky Hayen. Barazimi 1-1 me Derbyn ka “mbushur kupën”, ndaj stoli pritet të pësojë ndryshime.

Ky mund të konsiderohet edhe një lëvizje që mund të përbëjë interes edhe për Brojën që të vlerësojë sërish të ardhmen e tij me Burnleyn. Edhe pse është përfolur për largim drejt Emirateve të Bashkuara, e ardhmja e shkodranit mund të lidhet sërish me klubin anglez.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese