E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

I papërmbajtshëm Vedat Muriqi! 4 gola në një ndeshje

Vedat Muriqi ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme me fanellën e Fenerbahçes sot.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar katër gola ndaj Eyüpsporit, duke u kthyer në protagonistin absolut të një ndeshjeje të dominuar nga skuadra e Stambollit.


Muriqi e nisi festivalin e golave në minutën e 7-të, përpara se të gjente sërish rrjetën në minutën e 21-të.

Pas pushimit, ai kompletoi një “poker” personal, duke realizuar edhe në minutat 47’ dhe 55’.

Në momentin e golit të katërt të Muriqit, Fenerbahçe kishte shkuar në avantazhin e jashtëzakonshëm 7-0.

Muriqi u zëvendësua me Lukakun në minute e 69’.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.