
Dhjetëra mërgimtarë shqiptarë kanë protestuar këtë të diel në Vjenë, në kundërshtim me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Protesta u zhvillua në kryeqytetin austriak, ku pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe brohorisnin mesazhe si “Liria ka emër”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës”.
Tubime të ngjashme janë zhvilluar edhe në vende të tjera, ndërsa protesta janë paralajmëruar edhe në Kosovë.
Në Prishtinë, një tjetër tubim është planifikuar për sonte në orën 21:00, duke shënuar natën e pestë radhazi të protestave pas vendimit të Gjykatës Speciale.
Aktgjykimi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe në diasporë, ndërsa protestuesit kërkojnë drejtësi dhe kundërshtojnë vendimin e dhënë nga Gjykata Speciale./Versus.al

