web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katër gola, por pa fitues. Tirana dhe Elbasani ndajnë pikët

20 Shtator 2026, 18:05, Sport CNA

Katër gola, por pa fitues. Tirana dhe Elbasani ndajnë pikët

Tirana dhe Elbasani ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2 në “Selman Stërmasi”, në një ndeshje ku verdheblutë kaluan dy herë në avantazh.

Elbasani shënoi i pari në minutën e 23-të, kur Ardit Nikaj hyri nga e majta dhe pasimi i tij u devijua nga Ndong në portën e Tiranës.

Bardheblutë reaguan shpejt dhe barazuan në minutën e 30-të me Redon Xhixhën, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Kish nga e djathta.

Elbasani e riktheu avantazhin në minutën e 37-të, kur Mazari kaloi edhe portierin Bekaj dhe realizoi për 2-1.

Tirana e nisi pjesën e dytë në sulm dhe gjeti barazimin e dytë në minutën e 54-t, me Xhixhën që kompletoi dopietën pas asistimit të Ilievskit.

Në vazhdim, të dyja skuadrat patën mundësi për gol, ndërsa Xhixha goditi shtyllën në minutën e 78-të dhe Hazrollaj u ndal nga Aleksovski.

Elbasani rrezikoi në fund me Dacin dhe Hebajn, por rezultati nuk ndryshoi dhe ndeshja u mbyll 2-2.

Pas këtij barazimi, Tirana renditet e gjashta me 5 pikë, ndërsa Elbasani i pesti me 6 pikë.





Lajmet e fundit nga