Sport

VIDEO/ Vedat Muriqi ‘u zgjidh nga zinxhirët’, sulmuesi dardan ‘firmos’ me poker!

Vedat Murqi shpërthen plotësisht në këtë fundjavë të Super Ligës Turke. ‘Pirati’ dardan tregoi edhe njëherë se është një goleador i shkëlqyer teksa shënoi plot 4 gola në fitoren shumë të thellë të Fenerbahce ndaj Eyuspor 8-0.

Spektakli i sulmuesit të kombëtares së Kosovës nisi në minutën e 7 kur shënoi golin e tij të parë dhe të dytin për skuadrën e tij, pasi i pari shënua nga Greenëood me penallti që u fitua pikërisht nga Muriqi. Në Në minutën e 21 Muriqi shënoi një tjetër gol, i treti  për Fenebahcen dhe i 2 personal për të, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me rezultatin 5-0 për skuadrën nga Stambolli pasi shënuan edhe Guendouzi

Vedat Muriqi nuk e la me kaq, pasi në pjesën e dytë shënoi edhe 2 gola të tjerë respektivisht në minutën e 47 dhe të 55 që ishte goli i 6 dhe i 7 për Fenerbahçe ndërkohë që ‘Pirati’ plotësoi ‘pokerin’ e tij personal  në këtë sfidë. Llogaritë e sfidës u mbyllën nga Greenwood, ai që i hapi ato me anglezin që shënoi golin e 8 të Fenerbahçes dhe të dytin personal.

LEXO EDHE: Spektakël në “Selman Stërmasi”, Tirana dhe Elbasani ndajnë pikët në një barazim me katër gola!

LEXO EDHE: Premier League/ Manchester City është i pandalshëm, tre pikë edhe për Liverpoolin!