Ish-presidentja e Kilit, Michelle Bachelet tërheq kandidaturën për Sekretare të Përgjithshme të OKB-së

20 Shtator 2026 | 18:21

Ish-presidentja e Kilit, Michelle Bachelet njoftoi se po tërheq kandidaturën e saj për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Kombet e Bashkuara nuk kanë pasur kurrë një grua në krye të tyre dhe vetëm një diplomat latino-amerikan, peruan, Javier Perez de Cuellar, ka shërbyer si sekretar i përgjithshme (1982-1991).

Bachelet është e vetmja grua që ka mbajtur dy herë detyrën e lartë në Kili (2006-2010 dhe 2014-2018). Ajo ka shërbyer si drejtoreshë ekzekutive e UN Women (2010-2013) dhe Komisionere e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (2018-2022).

“Do të mbetem aktivisht e angazhuar në misionin urgjent të ndërtimit të një bote me më shumë paqe, siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe respekt për të drejtat e njeriut”, tha Bachelet.

Rebecca Greenspan, ish-nënkryetare e Kosta Rikës, shihet si favoritja në garën për të pasuar Antonio Guterres, pasi ka pasur mbështetjen më të madhe në votimin më të fundit joformal të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Këshilli i Sigurimit do të propozojë një kandidat që ka mbështetjen e të paktën nëntë prej 15 anëtarëve të tij dhe nuk është në rrezik të vetos nga asnjë prej pesë anëtarëve të përhershëm (SHBA, Rusia, Kina, Britania, Franca), dhe vendimi merret nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu urdhëron intensifikimin e operacioneve ushtarake në Bregun Perëndimor

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi të dielën operacione të intensifikuara ushtarake në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar pas një sulmi me armë që vrau...
18:21 | 20/09/2026

Irani mbyll qendrën e gjuhës frënge në Teheran, akuza për aktivitete të paligjshme

Autoritetet iraniane kanë mbyllur një qendër të gjuhës frënge të lidhur me ambasadën franceze në Teheran pas një urdhri gjyqësor. Kështu njoftoi të dielën zyra...
18:01 | 20/09/2026

Rusia: Mbi një mijë sulme kibernetike, synonin infrastrukturën zgjedhore ruse

Kreu i autoritetit zgjedhor të Rusisë tha të dielën se më shumë se 1,000 sulme kibernetike janë regjistruar ditët e fundit, të cilat kanë synuar...
17:50 | 20/09/2026