AKTUALITET /

Dibër/ Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte, humb jetën 31-vjeçari

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Shkruar nga Versus

Dibër/ Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte, humb

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike teksa peshkonte në lumin Drini i Zi, në fshatin Sinë të Njësisë Administrative Arras, në Bashkinë Dibër.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, i riu, me inicialet E. K., dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që po peshkonte, duke pësuar goditje elektrike fatale.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja./Versus.al

Poll