Sport

Refuzoi Shqipërinë dhe mori ftesën e parë nga Gjermania, Brajan Gruda dëmtohet pak ditë para grumbullimit me “Panzerat”!

Brajan Gruda është dëmtuar në ndeshjen mes Bayer Leverkusen dhe RB Leipzig, duke lënë fushën që në minutën e 25-të.

Sulmuesi i Leipzig u zëvendësua për shkak të problemeve fizike, ndërsa në vendin e tij u aktivizua Tidiam Gomis.

Lajmi vjen në një moment aspak të përshtatshëm për 21-vjeçarin, i cili sapo ka marrë ftesën e parë nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Gruda ishte grumbulluar nga trajneri Jurgen Klopp për ndeshjet e ardhshme të Gjermanisë, duke bërë zgjedhjen e tij për të përfaqësuar kampionët e botës, pavarësisht se kishte edhe mundësinë për të luajtur me Kombëtaren shqiptare.

Tashmë, dëmtimi në përballjen ndaj Leverkusenit ka ngritur pikëpyetje mbi pjesëmarrjen e tij në grumbullimin e radhës.

LEXO EDHE: Spektakël në “Selman Stërmasi”, Tirana dhe Elbasani ndajnë pikët në një barazim me katër gola!

Leipzig njoftoi gjatë ndeshjes se bëhej fjalë për një zëvendësim të detyruar për shkak të problemeve fizike.

“Zëvendësimi i parë për ne, fatkeqësisht për shkak të dëmtimit: Brajan Gruda duhet të largohet për shkak të problemeve, ndërsa Tidiam Gomis hyn në fushë në vendin e tij”, njoftoi klubi në minutën e 25-të.

Ende nuk ka një informacion të detajuar mbi shkallën e dëmtimit apo nëse Gruda do të jetë në gjendje t’i bashkohet Gjermanisë.

LEXO EDHE: VIDEO/ Vedat Muriqi ‘u zgjidh nga zinxhirët’, sulmuesi dardan ‘firmos’ me poker!