• Kontakt
Sunday, September 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria u kërkoi fitimin e fshehur/ Pse e refuzuan Ramën tregtarët e ushqimeve

18:31 : 20/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Të premten në mesditë, në një nga sallat e kryeministrisë ishin ftuar pronarët e supermarketeve, që prej dy javësh kishin refuzuar t’i dorëzonin qeverisë një liste me çmimet e mallrave që shesin në dyqanet e tyre.

Me buzët e rrudhura, vetullat e mbledhura dhe me pamjen e njeriut që e kishte gdhirë gjithë natën duke menduar për çmimin e bukës dhe të vezës, Edi Rama hyri i pari në sallën ku e prisnin tregtarët.

Përballë tij, pronarët rrinin seriozë e të heshtur dhe, për disa çaste, skena të sillte ndër mend më shumë një mbledhje të komisarëve me fshatarët te filmi “Përballimi”, se sa një takim të qeverisë me biznesin në një ekonomi të tregut.

Sigurisht që përballë Ramës nuk ishin kulakët që fshihnin thasët me grurë. Ai as nuk i quajti “shushunja” siç bënin në prodhimet e Kinostudios së re, por gjuha që përdori kryeministri ishte e ngjashme.

Sipas tij po jetojmë në një “kapitalizëm agresiv”, aty ku tregtarët po fitonin “më shumë se sa ç’e mban zakoni i mirë”; ai i paralajmëroi se qeveria nuk do t’i lejonte “që të ngarkoni njerëzit” me çmime të rënda dhe ua bëri të qartë se mund të vinte dita kur të thoshin: “Çfarë i hapëm vetes? Në djall ato që po i fitojmë pa të drejtë…”.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimi në rrugët e Tiranës

Përkrah Ramës ishin shoqe Delina, ministre e ekonomisë që u tha pronarëve se përgatitja e listës së çmimeve nuk shkonte më shumë se një orë punë, dhe shoku Petrit, ministër i financave që u shpjegoi se qeveria kërkonte të gjente një hallkë në zinxhirin e furnizimit, ku çmimi fryhej abuzivisht. Mungonte aty vetëm “shoku Martin”…

Qeveria u kërkoi fitimin e fshehur/ Pse e refuzuan Ramën

Rama duke folur në takim me pronarët e supermarketeve

Nisma e qeverisë synon krijimin e platformës “Pasqyra e Çmimeve”, një model i aplikuar më parë në Greqi dhe në Itali për të mbajtur nën kontroll çmimet e ushqimeve bazë. Transparenca shihet si një masë që mund të rrisë konkurrencën dhe të pasohet me ulje çmimesh.

Edhe Greqia dhe Italia përdorën marrëveshje me supermarketet për të frenuar çmimet. Vetëm se qeveritë atje nuk ia nisën duke mbledhur tregtarët në një sallë për t’u bërë presion se pse fitonin kaq shumë.

Si në Greqi, ashtu edhe në Itali, shumë ushqime bazë tatohen me TVSH të reduktuar. Në Greqi norma standarde e TVSH-së është 24%, por për bukën, qumështin, mishin, peshkun, vajin e ullirit, djathin, makaronat, miellin, drithërat dhe perimet zbatohet norma e reduktuar 13%.

Italia gjithashtu aplikon prej kohësh norma të reduktuara të TVSH-së për kategori të ndryshme ushqimore.

Të dyja qeveritë, në Greqi dhe në Itali nxorën gjithashtu para nga buxheti për të zbutur faturën e ushqimeve të familjeve.

Italia krijoi kartën “Dedicata a te”: në vitin 2023 vuri fillimisht 500 milionë euro në dispozicion të rreth 1.3 milionë familjeve në vështirësi për blerjen e ushqimeve bazë; fondi u rrit më pas në 600 milionë euro. Greqia krijoi “Market Pass”, që në fazën fillestare subvenciononte 10% të një shume mujore të llogaritur për blerjet ushqimore, duke nisur nga 22 euro ndihmë në muaj për një familje me një person dhe duke u rritur sipas numrit të anëtarëve. Ndihma jepej përmes një karte dixhitale ose, me një shumë 20% më të ulët, drejtpërdrejt në llogarinë bankare.

Në të dyja rastet qeveritë përdorën edhe paratë dhe instrumentet e shtetit, përpara ose paralelisht me presionin ndaj tregtarëve.

Ndërsa në Shqipëri, teksa Rama u kërkon tregtarëve të heqin dorë nga një pjesë e fitimit, qeveria vazhdon ta mbajë TVSH-në standarde, 20% për ushqimet bazë.

Dikur Rama e mendonte ndryshe zgjidhjen për familjet e varfra. Me premtimin “zero TVSH për ushqimet” ai erdhi në pushtet. Atëherë argumentonte se si një familje nuk duhej të paguante 20% taksë mbi bukën, qumështin, vezët, miellin apo orizin. Shiko videon më poshtë:

Tani që çmimet e ushqimeve në Shqipëri kanë tejkaluar mesataren e Bashkimit Europian, qeveria po e kërkon me çdo kusht fajtorin brenda supermarketit. Vetëm se ky zell për t’ia lënë tregtarëve fajin nuk duket të jetë i ndershëm.

Prandaj dhe skenat që krijohen në kryeministri ngjanin te filmi “Përballimi”, atje ku Kadri Roshi lëshoi me mjeshtëri batutën, që keto dy javë e kanë pasur në mendje pronarët e supermarketeve: “Gërmo Tare, gërmo, aty kam qenin e ngordhur! Merre, Merre!”/Lapsi.al

Etiketa: GreqikryeministriPasqyra e ÇmimeveqeveriaRamatregtarët e ushqimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë

22:05 : 19/09/2026
AKTUALITET

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimi në rrugët e Tiranës

20:40 : 19/09/2026
AKTUALITET

“SPAK-u po e mbush burgun plot”/ Pankartat në protestën kundër Ramës

19:49 : 19/09/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Të përmbysim sistemin që i shërben qeverisë dhe një pjese të opozitës!

19:32 : 19/09/2026
AKTUALITET

Nis protesta e 112-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

19:16 : 19/09/2026
AKTUALITET

Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE!

17:59 : 19/09/2026

TË GJITHA

Qeveria u kërkoi fitimin e fshehur/ Pse e refuzuan Ramën tregtarët e ushqimeve

18:31 : 20/09/2026

Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së

18:18 : 20/09/2026

Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

17:56 : 20/09/2026

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë/ Hita mbledh drejtuesit e Policisë, kërkon “skanim” të zonës

17:31 : 20/09/2026

Bardhi: Rama u takua me Ergys Agasin para arrestimit, ishte në kërkim dhe kryeministri heshti

17:24 : 20/09/2026

Aksident në aksin Maqellarë–Peshkopi, nënë e bir nisen drejt Tiranës

17:10 : 20/09/2026

Dibër/ 31-vjeçari humb jetën, ra në kontakt me energjine elektrike teksa peshkonte

17:03 : 20/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com