Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Shtrenjtohen kreditë, çfarë po ndodh?

VIDEO/ Atletico triumfon ndaj Realit në derbin e ndezur të Madridit

VIDEO/ Atletico triumfon ndaj Realit në derbin e ndezur të Madridit

18:31, 20/09/2026

Derbi i Madridit është mbyllur me një fitore të madhe të Atleticos, që ka triumfuar 2-1 ndaj Realit në një duel të tensionuar.

Humbja përbën një goditje të rëndë për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho, që nuk arriti të reagojë në momentet vendimtare.

Të tre golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë, pas një 45-minutëshi të parë pa gola.

Atletico fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje të Husijen në zonë, e cila u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Grimaldo mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi nga pika e bardhë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Vetëm pak minuta më vonë, Atletico goditi sërish, këtë herë me David që dyfishoi rezultatin.

Reali tentoi të reagonte, por loja e skuadrës së Mourinhos ishte larg asaj që pritej në një përballje të tillë.

Në minutat e fundit, Rudiger riktheu shpresën te “Los Blancos” duke ngushtuar diferencën.

Megjithatë, goli erdhi shumë vonë dhe nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e takimit.

Atletico u mbrojt me zgjuarsi në minutat e fundit dhe ruajti avantazhin deri në vërshëllimën finale.

Skuadra e Diego Simeones mori kështu tri pikë të rëndësishme pas një derbi të luftuar dhe me shumë emocione.

Ndërkohë, Reali largohet nga kjo përballje me shumë pikëpyetje pas një performance zhgënjyese në derbin e kryeqytetit.

Golat

https://streamin.link/v/19068999

https://streamin.link/v/98ab2d5b

https://streamin.link/v/a8f758cf

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco