Karton i kuq dhe penallti, Atletico Madrid mposht 2-1 Real Madridin në derbin e kryeqytetit spanjoll
Atletico Madrid këtë të diele arriti të mposhte me rezultatin 2-1 Real Madridin duke u renditur në vend të dytë me 16 pikë pas Barcelonës me 21 pikë në krye të renditjes në La Liga. Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në minutën e 52-të, pas ndërhyrjes së VAR-it, kartoni i verdhë i Dean Huijsen u anulua dhe mbrojtësi i Real Madridit u ndëshkua direkt me karton të kuq. Real Madridi mbeti me dhjetë lojtarë dhe Atletico shfrytëzoi penalltinë duke dalë në avantazh me saktësinë e gjuajtjes së Alejandro Grimaldo.
Jonathan David shënoi golin e dytë pak minuta më pas duke dyfishuar rezultatin. Antonio Rudiger shënoi me kokë në minutën 89′ por Reali nuk arriti të gjente sërish portën në minutat e fundit.
Reali është gjashtë pikë pas liderëve, Barcelonës, të cilët kanë fituar të gjitha ndeshjet, dhe një pikë pas Atletico Madridit e cila ka 16 pikë.
Laporta zbulon planet për ta nderuar Messin pas përfundimit të punimeve në “Spotify Camp Nou”
Mourinho: Real Madridi nuk mund të krahasohet me askënd
Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani
- 18:28 Guterres kërkon reformim të institucioneve globale dhe përfaqësim të përhershëm të Afrikës në OKB
- 18:25 Forcat izraelite rrethojnë një xhami në Jerusalem pas një sulmi me armë
- 18:21 Netanyahu urdhëron intensifikimin e operacioneve ushtarake në Bregun Perëndimor
- 18:21 Ish-presidentja e Kilit, Michelle Bachelet tërheq kandidaturën për Sekretare të Përgjithshme të OKB-së
- 18:01 Irani mbyll qendrën e gjuhës frënge në Teheran, akuza për aktivitete të paligjshme
- 17:50 Rusia: Mbi një mijë sulme kibernetike, synonin infrastrukturën zgjedhore ruse