LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 113-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 113-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Gjatë një prononcimi për mediat, profesori Lush Susaj u shpreh se qëllim i kësaj proteste është dorëheqja pa kushte e kryeministrit dhe autokracisë që ka mbledhur rreth tij. • Sipas tij, qeveria ka shkatërruar sistemin e shëndetësisë, arsimor, bujqësinë, pronat, sigurinë juridike. • Aktivisti Florjan Myftari tha se është momenti që protesta të marrë përgjegjësi e të propozojë ide në lidhje me mënyrën si do të vazhdojë.• Ai tha se protesta nuk është një lojë tavoline, por është një pikë serioze për Shqipërinë. • Aktivisti theksoi se vendit i duhet një zgjidhje reale dhe e vërtetë. • Një qytetare u ka bërë thirrje bizneseve të mbyllin qepenat dhe të dalin në protestë. • Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo tha se shqiptarët duan ndryshim, duke shtuar se janë ndryshimet e Kushtetutës në 2008, ato që e sollën vendin në këtë pikë.• Qytetarja u ndal edhe tek largimi i të rinjve dhe fëmijëve nga vendi, duke thënë se kjo është një prej dëshmive që qytetarët e shohin çdo ditë dhe se nuk ka nevojë për statistika për ta kuptuar situatën. • Aktivistja Arvina Lleshi ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme. • Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Leshi u shpreh se më 24 shtator, pritet të votohen në parlament projektligjet për zonat e mbrojtura, për Paketën e Maleve dhe për investimet strategjike. • Në kuadër të kësaj, ajo ftoi qytetarët që të jenë para Parlamentit, për të protestuar.  • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi". këto ishin disa nga thirrjet e tyre.

10 artikuj për këtë temë.

59 MINUTA ME PARE

Protesta e 113-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Rama jepe dorëheqjen

Dita e 113-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë. Nën thirrjet "Ju erdhi fundi", ata kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës dhe kanë finalizuar ditën e 113-të të revoltës së tyre. 

Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.

Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Më 24 shtator, të gjithë para Parlamentit!”/ Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, Shqipëria nuk është e qeverisë

Dita e 113-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Arvina Lleshi

TIRANA- Aktivistja Arvina Lleshi ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Leshi u shpreh se më 24 shtator, pritet të votohen në parlament projektligjet për zonat e mbrojtura, për Paketën e Maleve dhe për investimet strategjike. Në kuadër të kësaj, ajo ftoi qytetarët që të jenë para Parlamentit, për të protestuar. 

Kjo duke theksuar se Shqipëria nuk është e qeverisë apo një grushti njerëzish, por është e njerëzve që punojnë çdo ditë dhe e çdo shqiptari që do të jetojë me dinjitet në vendin e tij. Ajo u shpreh se ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, pavarësisht pushtetit, pasurisë apo pozitës që mbajnë.

Aktivistja Arvina Lleshi: Ligji nuk është bërë vetëm për qytetarin e thjeshtë, ligji është bërë për të gjithë. Edhe për atë që ka pushtet, për atë që ka lekë, që ka lidhje, edhe për atë që ulet në zyrën më të madhe të shtetit. A e dini që në Shqipëri ligjet i bëjnë ata që nuk dinë të lexojnë, të artikulohen dhe jo më të bëjnë ligje? Të enjten, më 24 shtator, pritet të votohen në parlament projektligjet antishqiptare për zonat e mbrojtura, për Paketën e Maleve dhe për investimet strategjike.

Unë ju ftoj që t’i lexoni vetë, shikoni çfarë ndryshojnë, kush përfiton dhe çfarë i mbetet qytetarit në fund. Duhet të jetë e qartë, Shqipëria nuk është e qeverisë, nuk është e një grushti njerëzish që sot janë në pushtet dhe nesër mund të mos jenë. Shqipëria është e jona, është e njerëzve që punojnë çdo ditë, është e atij që zgjohet në 5 të mëngjesit për të shkuar në punë, është e fermerit, është e mësuesit, është e mjekut, studentit, emigrantit që ka ikur nga halli dhe jo nga dëshira. Është e çdo shqiptari që do të jetojë me dinjitet në vendin e vet.

Ne, më të vërtetë, mund të kemi bindje të ndryshme, por për disa gjëra duhet të jemi të gjithë bashkë. Për drejtësinë, për pronat dhe për natyrën. Për institucionet që respektojnë qytetarin, për një shtet ku ligji nuk ndryshon sipas emrit që ke. Më datë 24 shtator, ju ftoj të gjithë qytetarët të jeni para parlamentit. Për t’i thënë edhe një herë që nuk na përfaqësoni./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Parlamenti nuk na përfaqëson”/ Qytetarja nga protesta: Shqiptarët duan ndryshim

Dita e 113-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Një qytetare u ka bërë thirrje bizneseve të mbyllin qepenat dhe të dalin në protestë. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo tha se shqiptarët duan ndryshim, duke shtuar se janë ndryshimet e Kushtetutës në 2008, ato që e sollën vendin në këtë pikë.

Më tej, ajo tha se Parlamenti nuk i përfaqëson qytetarët, pasi ka miratuar ligje që kanë dëmtuar kombin dhe të ardhmen. Qytetarja u ndal edhe tek largimi i të rinjve dhe fëmijëve nga vendi, duke thënë se kjo është një prej dëshmive që qytetarët e shohin çdo ditë dhe se nuk ka nevojë për statistika për ta kuptuar situatën.

“Nuk kemi nevojë për statistika, na mjafton që kemi parë të rinjtë dhe fëmijët që janë larguar. Janë larguar sepse nuk kanë gjetur vendin e duhur, pavarësisht arsimimit. Kudo shkojmë në Shqipëri dëgjojmë bizneset që thonë ‘jemi me ju dhe protestën jemi të gatshëm ta çojmë një hap më lart, të ulim qepenët të mos punojmë, të mos paguajmë taksat, të mbyllim bizneset gjatë ditësh, që administrata të mos ketë mundësi t’u trokasë në dyer’. Kur biznesi e ofron vetë këtë gjë imagjinoni ku kanë arritur. Me zor arrijnë plotësojnë pagat e punonjësve”, tha ajo./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Të zhbëhen ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”/ Aktivisti: Duhet zgjidhje reale, Kuvendi nuk na përfaqëson

Dita e 113-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Florjan Myftari

TIRANA- Qytetarët kanë nisur fjalimet para Kryeministrisë, ndërsa i pari që ka marrë fjalën është aktivisti Florjan Myftari. Duke folur para qytetarëve, ai u shpreh se është momenti që protesta të marrë përgjegjësi e të propozojë ide në lidhje me mënyrën si do të vazhdojë. Ai tha se protesta nuk është një lojë tavoline, por është një pikë serioze për Shqipërinë.

Aktivisti theksoi se vendit i duhet një zgjidhje reale dhe e vërtetë. Sipas tij, Shqipëria duhet të korrigjojë gabimet e Ramës dhe Berishës në 2008, ndryshimet kushtetuese që të marrim sovranitetin, pasi Parlamenti dhe mënyra se si është zgjedhur nuk përfaqëson qytetarët.

Aktivisti: Është momenti që protesta të marrë përgjegjësi e të propozojë ide që mund t’i zhvillojmë vetëm së bashku.  Shumë e rëndësishme është të mos dëshpërohemi dhe të jemi entuziastë për Shqipërinë që duam. Duhet të marrim përgjegjësi. Nuk është një lojë tavoline, por është një pikë serioze për Shqipërinë që duam. Na duhet një zgjidhje reale dhe e vërtetë. Shqipëria duhet të korrigjojë gabimet e Ramës dhe Berishës në 2008, ndryshimet kushtetuese, që të marrim sovranitetin, bashkë, pasi ky Parlament dhe mënyra se si është zgjedhur nuk na përfaqëson./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Qëllimi është dorëheqja pa kushte e kryeministrit"/ Profesori Lush Susaj: Qeveria ka shkatërruar sistemin e shëndetësisë

Dita e 113-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Lush Susaj

TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Gjatë një prononcimi për mediat, profesori Lush Susaj u shpreh se qëllim i kësaj proteste është dorëheqja pa kushte e kryeministrit dhe autokracisë që ka mbledhur rreth tij.

Kjo duke shtuar se një synim tjetër është hapja rrugë e pluralizmit politik dhe demokracisë. Sipas tij, qeveria ka shkatërruar sistemin e shëndetësisë, arsimor, bujqësinë, pronat, sigurinë juridike.

Lush Susaj: Janë 113 ditë frymëzim për të vazhduar, për të vazhduar në qëllimin e përbashkët që është dorëheqja pa kushte e kryeministrit dhe autokracisë që ka mbledhur rreth tij, dhe që është hapja rrugë e pluralizmit politik dhe demokracisë.

Çlirimi i Shqipërisë nga një mafie e korrupsionit, e cila e ka zanafillën qysh në vitin 1992 dhe ka zënë të gjitha hapësirat shoqërore, politike, ekonomike të Shqipërisë dhe që po ia merr frymën Shqipërisë, mjedisit, po dëbon elitën, po dëbon ekspertizën, gjithë qytetarinë dhe rininë. Po i boshatis shkollat e universitetet.

Për këtë jam në protestë, kam dalë që në ditën e parë. I bëj thirrje shqiptarëve të dalin në shesh me qëllimin e largimit të qeverisë që e ka qelbur në të gjitha drejtimet. Çfarë duan më shumë shqiptarët që të dalin? Kjo qeveri ka shkatërruar sistemin e shëndetësisë, arsimor, bujqësinë, pronat, sigurinë juridike.

Mos e rrokullisni Shqipërinë në konflikt social. Në ’97 u vranë djemtë tanë, jo politikanët. Nëse vjen ajo ditë, do të vijë prej indiferentizmit tuaj dhe ju që rrini në kafene nën avujt e alkoolit./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!

Dita e 113-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet që të zhvillojnë fjalimet e tyre. Pjesëmarrja e tyre është e konsiderueshme, ndërsa në duar mbajnë pankarta dhe flamuj kuqezi. Kërkesat e qytetarëve mbeten të njejtat, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

Qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre dhe kanë zgjedhur që të mos bëjnë negociata me to. "Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar", "Rama jep dorëheqjen" dhe "Ju erdhi fundi", këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre./Dosja.al 

2 ORE ME PARE

113 ditë protestë/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej: Ju erdhi fundi

Dita e 113-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 113-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tëj marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Ata kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama nga qeveria./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Pankarta pikante nga dita e 113-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO)

Dita e 113-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin ku mblidhen çdo ditë, për të nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë. Në ditën e 113-të të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave. Përveç thirrjeve kundër qeverisë, në pankarta janë evidentuar shqetësime që lidhen me korrupsionin dhe zgjedhjet.

“Kur ne përçahemi, ‘Trajneri’ feston në pushtet, kur ne bashkohemi, më i fortë bëhet ky shtet!”, shkruhet në një prej pankartave, referuar kryeministrit si “trajner”.

“Ilaçi kundër korrupsionit: lista të hapura, duart e pastra”, shkruhet në një prej tyre. “Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve”, thuhej në një tjetër. 

“113, shërbim, jo propagandë” dhe “113, public service defines the state”, shkruhet në pankarta të tjera./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Dita e 113-të e protestës/ Aktorja Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vet ku duhet të jetë!

Dita e 113-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Egla Ceno

TIRANA- Aktorja Egla Ceno ka komentuar protestën e qytetarëve shqiptar, të cilët po protestojnë kundër qeverisë për më shumë se tre muaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ceno shprehet se kush është shqiptar, e di vetë se ku duhet të jetë.

Ajo thekson se të gjithë duhet të dëgjojnë instiktin dhe të zgjedhin dinjitetin. Kjo duke shtuar se mjafton që qytetarët të shikojnë cilësinë e ditës së tyre dhe të vendosin se pse duhet të jenë pjesë e protestës.

Postimi i Egla Cenos

Nuk i them njeriu “çohu nga kafja”. Nuk i them askujt “nesër më shumë”. Kush është Shqiptar e di vet ku duhet të jetë. Mos u përçani nga disa “elementë” që shit-blihen si prostituta rruge. Dëgjoni instiktin tuaj, nevojat tuaja. Shikoni cilësinë e ditës tuaj dhe vendosni. Dinjitet, asgjë më shumë, asgjë më pak./Dosja.al

6 ORE ME PARE

"Ju erdhi fundi"/ Sot dita e 113-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 113-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 113-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al

Sondazh

Poll

“Parlamenti nuk na përfaqëson”/ Qytetarja nga protesta: Shqiptarët duan ndryshim

“Parlamenti nuk na përfaqëson”/ Qytetarja nga protesta: Shqiptarët duan ndryshim

“Të zhbëhen ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”/ Aktivisti: Duhet zgjidhje reale...

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Përfshihet nga flakët një automjet në Gjirokastër, policia nis hetimin

Bie zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit

Zjarr pranë fshatit 'Arshi Lengo' në Gjirokastër, flakët u afrohen banesave

Zjarr i përmasave të mëdha në Babicë të Vlorës, digjen dhjetëra ullinj shekullorë

Falsifikim dokumentash dhe përfitim i paligjshëm i pronave, arrestohet ish-drejtori i Kadastrës Fier

Vrasja në Sarandë/ Nëna sheh të birin e pajetë dhe shpërthen në lot: O djali i nënës

Vrasja në Sarandë, momenti kur kalimtari i plagosur futet në ambulancë

Vrasje me armë zjarri në qendër të Sarandës, PAMJET nga vendgjarja

Akuzat për falsifikim të dokumenteve, tjetër masë për ish-drejtorin e Kadastrës Fier e dy të tjerë

Berisha: Ministrja e re e Shëndetësisë është thjesht një kukull në duart e zeza të Surrelit

"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme

Vendimet e Gjykatës Speciale/ Berisha: Asgjë nuk e nxin luftën Çlirimtare të Kosovës

Berisha zbulon angazhimin e diasporës: Janë të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e opozitës

I moshuari godet me thikë gruan, humb jetën në spital. Shoqërohet dhëndëri i tyre në Polici

Berisha: Bajram Begaj ka plaçkitur prona dhe i ka ndarë me Ramën, atë e kap gjyqi ushtarak

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara