E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Ka qenë java më e vështirë e jetës sime”, pas polemikave për Palestinën, Ed Sheeran shpërthen në lot në skenë: Po më braktisin (VIDEO)

Ed Sheeran është përlotur gjatë koncertit të tij në Filadelfia, duke e përshkruar javën e fundit si “më të vështirën e jetës së tij”, mes polemikave që kanë përfshirë turneun e tij. Këngëtari foli hapur për presionin dhe reagimet që ka marrë pas largimit të reperit Macklemore nga turneu, lidhur me deklaratat e tij pro-palestineze.

I ulur në skenë me kitarën në duar, Sheeran tha se në momente të tilla kupton se cilët janë njerëzit që qëndrojnë vërtet pranë tij. Ai tregoi se shumë persona që i njeh prej vitesh i kanë kërkuar të anulojë turneun, ndërsa sipas tij, disa miq dhe pjesëtarë të familjes janë distancuar. “Po ndiej se miqtë dhe familja ime po më braktisin”, u shpreh ai, ndërsa nuk mundi t’i mbante lotët.

Megjithatë, Sheeran tha se mbështetja e rreth 50 mijë fansave në Filadelfia i ka dhënë forcë për të vazhduar. Në ditët e fundit, ai është përballur me thirrje për bojkot të koncerteve dhe anulimin e turneut, ndërsa u detyrua të krijojë në kohë rekord një grup të ri shoqërues, i cili pati vetëm tre ditë për të mësuar repertorin e tij.

Reklamë

Polemikat janë shtuar edhe pas reagimit të kushëririt të tij, Jethro, i cili e akuzoi publikisht Sheeran duke e cilësuar “frikacak” dhe “njeri të keq”. Përballë kësaj situate, këngëtari pranoi se presioni i madh e ka bërë madje të vërë në dyshim nëse dëshiron të vazhdojë një karrierë në muzikë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.