Protesta e përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe sot, duke shënuar ditën e 113-të të qëndresës qytetare para Kryeministrisë.
Edhe në protestën e sotme, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, ku nuk kanë munguar ironitë ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë.
‘Kur ne përçahemi, ‘Trajneri’ feston në pushtet, kur ne bashkohemi, më i fortë bëhet ky shtet!’, shkruhet në një prej pankartave, ku kryeministri cilësohet në mënyrë ironike si ‘trajneri’.
Në ditën e 113-të të protestës janë shfaqur edhe mesazhe që lidhen me korrupsionin, zgjedhjet dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve.
‘113, shërbim, jo propagandë’ dhe ‘113, public service defines the state’, shkruhet në dy prej pankartave të tjera të protestuesve.
Qëndresa para Kryeministrisë vijon prej 113 ditësh, me qytetarët që çdo ditë përcjellin mesazhet dhe kritikat e tyre ndaj qeverisë.
© SYRI.net