E diel, 20 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Në mes të oqeanit, mes peshkaqenëve dhe stuhive! Ja sa kushton një natë në Airbnb-në më të izoluar

Një shtëpi e vogël lundruese, e vendosur në mes të Atlantikut, mes Floridës dhe Kubës, po tërheq vëmendjen si një nga akomodimet më të izoluara në botë. Bëhet fjalë për Tiki Suite, një strukturë e arritshme vetëm me varkë, ku një qëndrim prej pesë netësh kushton rreth 3,458 dollarë.

23-vjeçari spanjoll Ruben Olgado udhëtoi nga Barcelona për të provuar këtë eksperiencë. Pas rreth 10 orësh fluturim drejt Majamit, ai udhëtoi pesë orë me makinë deri në Key West dhe më pas një orë të tjera me varkë për të mbërritur në akomodim. Meqë Tiki Suite konsiderohet teknikisht një mjet lundrues, për të qëndruar aty kërkohet edhe leje për drejtimin e varkës.

Izolimi i plotë shoqërohet edhe me rreziqe. Pronari e paralajmëroi Olgadon të mos largohej shumë nga struktura dhe i përmendi praninë e peshkaqenëve në zonë. Gjatë qëndrimit, ai u përball edhe me një stuhi tropikale, e cila kaloi pa shkaktuar probleme. “Përvoja ishte njëkohësisht e qetë, aventureske dhe paksa e frikshme”, tregoi ai.

Pavarësisht vendndodhjes së largët, Tiki Suite ofron disa komoditete, përfshirë kondicioner, një krevat të ndërtuar posaçërisht dhe televizor. Vizitorët mund të shijojnë snorkeling pranë anijeve të mbytura, peshkim dhe paddle board, ndërsa në ujërat përreth mund të shfaqen delfinë, mana dhe raja. Olgado madje zgjodhi të shikonte filmin “Titanic” gjatë qëndrimit të tij në mes të oqeanit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.