
Një incident i rrezikshëm është regjistruar pas derbit skocez mes Celtic dhe Rangers, teksa një autobus që transportonte tifozë të Celtic u përfshi nga flakët.
Zjarri shpërtheu në pjesën e pasme të autobusit, duke shkaktuar panik te pasagjerët. Tifozët u larguan me shpejtësi nga mjeti sapo vunë re flakët.
Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët arritën të dilnin në kohë dhe nuk raportohet për viktima. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, të cilët ndërhynë për të vënë nën kontroll dhe shuar zjarrin.
Incidenti ndodhi në një ditë të vështirë për tifozët e Celtic, pasi skuadra e tyre u mposht 1-0 në shtëpi nga Rangers. Me këtë fitore, Rangers u ngjit në vendin e dytë dhe e ngushtoi diferencën me Celtic në vetëm dy pikë./Versus.al

