Protestë në Prishtinë, qytetarët valëvisin flamurin gjigand të UÇK-së (VIDEO)
Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe mbrëmjen e kësaj të diele në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë e cila dënoi gjithsej me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së. Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit mbajnë në duar një flamur gjigand të UÇK-së.
Teksa valëvisin flamurin, ata brohorasin njëzëri: UÇK! Të pranishëm janë edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së. Djali i Thaçit, Endriti i cili gjithashtu është i pranishëm, mban veshur një bluzë me mbishkrimin: “Historia nuk rishkruhet 17.02.2008”.
Protesta ka pasur edhe në shtete të tjera. Emigrantë të shumtë shqiptarë protestuan gjithashtu edhe në kryeqytetin e Austrisë. Në këtë protestë në Vjenë mbizotëruan thirrjet “Liria ka emër”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës”.
“Tragjedi,” Lita: Të kërkosh zhbërjen e Gjykatës së Hagës mund të përdoret dhe t’i prishë punë Kosovës
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së
- 21:25 “Rama dhe Kurti nuk do takohen në SHBA”, gazetarja Kostreci ndan detajet
- 21:10 SHBA përgatit sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare pas urdhër-arrestit për Netanyahun
- 21:03 “Tragjedi,” Lita: Të kërkosh zhbërjen e Gjykatës së Hagës mund të përdoret dhe t’i prishë punë Kosovës
- 20:48 Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë
- 20:36 Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq
- 20:17 Osmani në New York, takon djalin e Trumpit