"Nuk do të largohem"/ Merz flet pas humbjes së thellë të CDU-së në zgjedhjet e dy landeve gjermane
Kancelari gjerman Friedrich Merz është zotuar se do të qën...
Kancelari gjerman Friedrich Merz është zotuar se do të qën...

Kancelari gjerman Friedrich Merz është zotuar se do të qëndrojë në detyrë, pavarësisht rezultateve të dobëta të parashikuara nga sondazhet për partinë e tij, CDU, në zgjedhjet në dy lande në Gjermani.
Në landin e Mecklenburg-Pomerania, Alternativa për Gjermaninë (AfD) pritej të merrte rreth 38% të votave, duke dalë forcë e parë, ndërsa socialdemokratët e SPD-së renditeshin të dytët me rreth 36%. CDU-ja rrezikonte të merrte një rezultat shumë të dobët dhe të kalonte vetëm me vështirësi pragun për të hyrë në parlamentin e landit.
Në Berlin, ndërkohë, CDU-ja, e cila qeveris kryeqytetin, pritej të merrte rreth 20% të votave, pas Partisë së Majtë, e cila ishte në rreth 26%. Merz e cilësoi rezultatin në Mecklenburg-Pomerania si “një katastrofë” për CDU-në, po hodhi poshtë çdo ide për largimin e tij nga posti i kancelarit.
“Reformat duhet të vijnë”, deklaroi ai, duke iu referuar planeve të koalicionit qeverisës për ekonominë, taksat dhe sistemin e mirëqenies sociale.
Sipas Merz, këto reforma janë të nevojshme për ta çuar vendin përpara dhe për t’iu kundërvënë rritjes së ndikimit të autoritarizmit në shoqërinë gjermane. Rezultatet e zgjedhjeve shtojnë presionin ndaj kancelarit, i cili është përballur me rënie të mbështetjes dhe me spekulime se mund të zëvendësohet gjatë mandatit. Vetëm pak ditë më parë, drejtuesit e tetë landeve gjermane kishin shprehur publikisht mbështetjen për të.
Merz, i cili ka vetëm rreth 16 muaj në post, ka mbrojtur politikat e qeverisë duke argumentuar se një pjesë e problemeve të Gjermanisë janë trashëguar nga qeveritë e mëparshme. Ndërkohë, përpjekja e CDU-së për të ashpërsuar qëndrimin ndaj çështjeve si emigracioni nuk ka dobësuar mbështetjen për AfD-në, ndërsa ka shkaktuar pakënaqësi edhe tek votuesit më të majtë.
Megjithatë, rezultatet e zgjedhjeve lokale nuk nënkuptojnë automatikisht ndryshim të qeverisë federale. Në Mecklenburg-Pomerania, edhe nëse AfD-ja del forcë e parë, partitë e tjera kanë përjashtuar bashkëpunimin me të, duke e bërë të pasigurt përfshirjen e saj në qeverisjen e landit. Rezultatet e para ishin ende projeksione dhe jo rezultatet përfundimtare. /CNA
Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) i kancelarit Friedrich Me...
Si myslimane praktikuese, Gulbarg mban hixhabin, ose shami...
Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë pr...
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet shtetërore të Berlinit...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar këtë dielë ...
Qindra dronë shënjestruan Moskën dhe rajonin përreth saj n...
Zgjedhjet që do të zhvillohen më 20 shtator në Berlin dhe ...
E ardhmja politike e Friedrich Merzit varet nga zgjedhjet ...
Të dielën, votuesit në dy lande gjermane, në Berlin dhe në...
Ushtria amerikane kreu një sulm vdekjeprurës ndaj një mjet...
Këshilltarët kryesorë të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Zëv...
Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA) i ...
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan tha të martën se...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të f...
Rebelët Huthi kanë nisur sot sulme në Riad, kryeqytetin e ...
Komuniteti shqiptaro-amerikan do të zhvillojë një protestë...
Zyrtarët rusë pretenduan se sistemet e votimit kanë qenë n...
Autoritetet e Luksemburgut kanë nisur hetimet pas shikimit...
Gjenerali Carsten Breuer, shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë,...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme pranë Njësisë...
Policia Rrugore e Shkodrës ka ndëshkuar drejtuesit e mjete...
Vihet në pranga 39-vjeçarja që punësohej në subjekte të nd...
Korça është përfshirë nga kaosi në qarkullim këtë të diel,...
Shumica e prindërve e përshkruajnë ardhjen në jetë të një ...
Për ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Edhe pse shumë platforma vendosin kufij moshe për përdorue...
Kancelari gjerman Friedrich Merz është zotuar se do të qën...
Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) i kancelarit Friedrich Me...
Si myslimane praktikuese, Gulbarg mban hixhabin, ose shami...
Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë pr...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave dhe ekspozimi i sek...
Një apartament që pak vite më parë konsiderohej zgjedhje e...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Vera 2026 po sjell më shumë turistë, por operatorët ngrenë...