
Një SMS mashtrues po qarkullon në celularët e qytetarëve në emër të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH).
Drejtori i ISSH-së, Astrit Hado, ka paralajmëruar qytetarët që të mos bien pre e mesazhit dhe të mos klikojnë në linkun që përmban ai.
Përmes një njoftimi zyrtar, ISSH sqaron se mesazhi nuk është dërguar nga institucioni dhe u bën thirrje qytetarëve të mos japin të dhëna personale.
“Ju lutemi, mos klikoni në linkun e përfshirë në këtë mesazh dhe mos jepni të dhëna personale”, thuhet në njoftimin e ISSH-së.
Instituti bën me dije se ka informuar institucionet përkatëse për marrjen e masave të nevojshme dhe bllokimin e mesazhit.
ISSH u kërkon qytetarëve që ta shpërndajnë njoftimin, në mënyrë që paralajmërimi të mbërrijë edhe te persona të tjerë dhe të shmangen rastet e mundshme të mashtrimit./Versus.al

