Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Formula 1/ Hamilton ngre zërin: Nuk e kam kërkuar këtë te Ferrari

    Rama nis vizitën në SHBA me një takim me komunitetin shqiptar në Michigan: Ftoj çdo bashkëkombas të na bashkohet!

    Ukraina sulmon për herë të parë Rusinë me raketa balistike, Zelensky: Goditëm objektet e industrisë së naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Formula 1/ Hamilton ngre zërin: Nuk e kam kërkuar këtë te Ferrari
    Lajmet e fundit

    Formula 1/ Hamilton ngre zërin: Nuk e kam kërkuar këtë te Ferrari

    September 20, 2026
    Formula 1/ Hamilton ngre zërin: Nuk e kam kërkuar këtë te Ferrari

    Piloti i Ferrarit reagoi në rrjetet sociale për të mohuar lajmet sipas të cilave ai kishte kërkuar ndryshime në personelin e skuadrës. “Nuk kam kërkuar kurrë që dikush nga ekipi im të zëvendësohej”, deklaroi në  mënyrë të drejtpërdrejtë piloti britanik, duke iu kundërpërgjigjur zërave që ditët e fundit kishin qarkulluar lidhur me pretendimet se shtatë herë kampioni i botës dëshironte një riorganizim të stafit të Ferrarit.

    Sipas këtyre zërave, Hamilton kishte bërë presion për ndryshime në strukturën e ekipit të Ferrarit në pistë, duke kërkuar zëvendësimin e disa prej anëtarëve të tij. Megjithatë, shtatë herë kampioni i botës vendosi të reagojë personalisht përmes kanaleve të tij në rrjetet sociale. “Kam parë disa lajme që kanë qarkulluar dhe dua të sqaroj situatën. Nuk kam kërkuar kurrë që dikush nga ekipi im të zëvendësohej.

    Të gjithë njerëzit me të cilët punoj angazhohen fort çdo ditë dhe përkushtimi i tyre është ajo që na mundëson të ecim përpara”, shkroi Hamilton në “Instagram”. Duhet theksuar se, gjatë javëve të fundit, britaniku kishte shprehur kritika të forta ndaj mënyrës së drejtimit të skuadrës nga Fred Vasër, veçanërisht pas duelit me Sharl Lëklerkun në kthesën e dytë në Monza.

    Hamilton kishte theksuar gjithashtu se priste që urdhrat e skuadrës të ishin vendosur shumë më herët. Zërat e rinj lidhen me pretendime për përplasje të brendshme, veçanërisht sa i përket marrëdhënies mes Hamiltonit dhe disa anëtarëve të ekipit të garave që punojnë gjatë fundjavave të Çmimit të Madh. Por piloti 41-vjeçar iu përgjigj prerazi këtyre pretendimeve:

    “Gjithmonë përpiqem t’u jap forcë njerëzve dhe t’i ndihmoj të jenë versioni më i mirë i vetvetes. Ose, të paktën, t’i ndihmoj të shohin më të mirën që kanë brenda tyre. Ndoshta nuk ia dal gjithmonë, por ky është qëllimi im dhe kjo është arsyeja përse jam këtu. Ne të gjithë punojmë së bashku dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, përfundoi Luis Hamilton në pjesën e dytë të mesazhit të tij.

    F1 Ferrari Formula 1 Formula 1 2026 gara automobilistike garat e makinave Hamilton te Ferrari kampionati botëror F1 lajme sportive Lewis Hamilton Lewis Hamilton Ferrari motorsport piloti britanik Scuderia Ferrari sport
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Formula 1/ Hamilton ngre zërin: Nuk e kam kërkuar këtë te Ferrari

    September 20, 2026

    Rama nis vizitën në SHBA me një takim me komunitetin shqiptar në Michigan: Ftoj çdo bashkëkombas të na bashkohet!

    September 20, 2026

    Ukraina sulmon për herë të parë Rusinë me raketa balistike, Zelensky: Goditëm objektet e industrisë së naftës

    September 20, 2026

    Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

    September 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.