Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë

20 Shtator 2026 | 20:48

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se gjatë bisedës së tij telefonike me homologun amerikan, Donald Trump ranë dakord të takohen në Nju Jork.

“Sapo fola me Presidentin Trump. Ishte një bisedë e rëndësishme dhe trajtuam shumë tema”, tha Zelenskyy në një postim, duke shtuar se ata ranë dakord të takoheshin në Nju Jork.

Sipas tij takimi mund të ndryshojë shumë teksa theksoi se tani ekziston “momentum diplomatik” rreth përpjekjeve për të arritur paqen.

Presidenti ukrainas falënderoi gjithashtu Trumpin për vizitën e fundit në Kiev nga të dërguarit amerikanë Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, duke thënë se aspektet kryesore të situatës u shqyrtuan në detaje me ta dhe se ata ishin në gjendje të shihnin nga afër kushtet në Ukrainë.

Zelenskyy gjithashtu falënderoi presidentin amerikan për nënshkrimin e projektligjit të promovuar nga senatori republikan i ndjerë Lindsey Graham, i cili parashikon sanksione të reja kundër Rusisë.

“Ne të gjithë jemi dakord se duhet të ketë paqe”, përfundoi presidenti ukrainas, duke falënderuar ata që vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Prokurori i Qarkut Jugor të Floridës, Jason Reding Quinones ka bërë me dije se të dielën një avion luftarak me 18 të dyshuar për vrasjen...
20:36 | 20/09/2026

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në New York për takime në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, paralelisht me kryeministrin Albin Kurti....
20:17 | 20/09/2026

AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, pavarësisht rezultateve të dobëta që sondazhet në dalje parashikojnë për partinë...
19:39 | 20/09/2026