Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit, duke triumfuar 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e pestë të Superiores.
Kampionët e Shqipërisë reaguan pas humbjes së javës së kaluar ndaj Elbasanit dhe u rikthyen te rezultatet pozitive.
Loukil ishte ai që zhbllokoi sfidën, duke i dhënë avantazhin skuadrës rrogozhinase.
Egnatia vijoi të kërkonte golin e dytë dhe e gjeti me Albanesen, duke thelluar avantazhin.
Partizani reagoi dhe arriti të ngushtojë diferencën, por pa mundur të shmangë humbjen.
Me këtë rezultat, Egnatia merr tre pikë të rëndësishme në kampionat.
Ndërkohë, situata te Partizani bëhet gjithnjë e më shqetësuese sa i përket rezultateve.
Të kuqtë regjistrojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat.
Kjo seri negative vjen në një moment delikat për skuadrën kryeqytetase.
Partizani tashmë duhet të mendojë për sfidën e radhës, e cila është një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit.
Bëhet fjalë për derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës.
Përballja mes dy rivalëve është planifikuar të luhet më 11 tetor.
Një sfidë që pritet të jetë tepër e rëndësishme për Partizanin, pas dy humbjeve radhazi.
© SYRI.net
VIDEO/ Juventusi rikthehet te fitorja, Zhegrova protagonist në suksesin ndaj Atalantës
Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 4-t, fitojnë Kukësi, Burreli dhe Besëlidhja
‘Çfarë turpi!’/ Shpërthejnë te Real Madridi ndaj gjyqtarit të derbit me AtleticonBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: