E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelensky bisedon me Trump: Takim në New York për paqen në Ukrainë, mund të ndryshojnë shumë gjëra

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë së cilës dy liderët kanë rënë dakord të takohen në Nju Jork. Lajmin e bëri të ditur vetë Zelensky, i cili e cilësoi bisedën si të rëndësishme dhe tha se takimi i ardhshëm “mund të ndryshojë shumë”.

Zelensky tha se gjatë bisedës u diskutuan një sërë çështjesh dhe se tashmë ekziston një “dinamikë diplomatike” rreth përpjekjeve për arritjen e paqes në Ukrainë. Ai falënderoi gjithashtu Trump për vizitën e të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Kiev, ku sipas tij u shqyrtuan nga afër zhvillimet dhe situata në terren.

“Procesi i paqes është prioriteti ynë numër një”, deklaroi Zelensky, duke bërë të ditur se në tryezë janë ide për masa de-përshkallëzimi, si dhe çështje që lidhen me sigurinë energjetike, atë ushqimore dhe mbrojtjen e jetës së njerëzve. Ai tha se Ukraina po punon me ekipin amerikan dhe është e gatshme të ndërmarrë hapa konkretë.

Reklamë

Në fund, presidenti ukrainas falënderoi Trump për nënshkrimin e një projektligji që parashikon sanksione të reja ndaj Rusisë. “Të gjithë biem dakord se duhet të ketë paqe”, u shpreh Zelensky, duke falënderuar ata që, sipas tij, vazhdojnë të mbështesin Ukrainën

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.