
Një incident shqetësues është raportuar në Junik, ku një person dyshohet se ka kërcënuar një grup alpinistësh, duke u thënë se do t’u “presë fytin”.
Pas rastit ka reaguar Komuna e Junikut, e cila i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të trajtojë ngjarjen dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Në reagimin e saj, Komuna distancohet nga personi i përfshirë, duke theksuar se ai nuk është banor i Junikut.
“Komuna e Junikut i bën thirrje Policisë së Kosovës që ta trajtojë rastin dhe të ndërmarrë masat e nevojshme. Personi në fjalë nuk është banor i Komunës së Junikut”, thuhet në reagim.
Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e incidentit dhe të marrin masat përkatëse ndaj personit që dyshohet se ka bërë kërcënimet./Versus.al

