Marshimi i protestuesve vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 113-të.
Qytetarët kanë vijuar lëvizjen në drejtim të Kryeministrisë, duke shoqëruar marshimin me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.
“Ju erdhi fundi!”, është një prej sloganeve që është dëgjuar gjatë protestës së mbrëmjes.
Në mesin e thirrjeve është përfshirë edhe një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj dy figurave kryesore të politikës shqiptare. Protestuesit kanë brohoritur në kor: “Rama n’burg, Berisha n’burg!”, duke kërkuar ndëshkim për të dy politikanët.













