AKTUALITET /

VIDEO/ Ledri Vula shfaqet në protestë krah djemve të ish-krerëve të UÇK-së

Në pamjet nga protesta, Ledri shihet duke u përshëndetur me Endrit Thaçin, djalin e Hashim Thaçit si dhe me Klestor Veselin, djalin e Kadri Veselit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Ledri Vula shfaqet në protestë krah djemve të

Mes protestues\ve të sotëm në Prishtinë, kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka qenë dhe reperi i njohur Ledri Vula, i cili është bërë pjesë e tubimit të së dielës.

Në pamjet nga protesta, Ledri shihet duke u përshëndetur me Endrit Thaçin, djalin e Hashim Thaçit si dhe me Klestor Veselin, djalin e Kadri Veselit.

“Sot nuk po ju flas si një artist, por po ju flas si një fëmi që e ka përjetuar këtë luftë në Kosovë”, tha Vula.

Këngëtari u ndal veçanërisht te pjesëmarrja e të rinjve në protestë, duke theksuar se shumë prej tyre nuk kishin lindur ende në kohën e luftës.

“Sot, kur shoh shumë rini, besoj që shumica prej jush as nuk keni qenë të lindur kur ka ndodhur lufta në Kosovë. E marr si një lloj falënderimi për luftën që e kanë bërë këta njerëz, që sot, padrejtësisht, janë dënuar”, u shpreh ai.

Në përfundim të fjalës së tij, Ledri Vula falënderoi pjesëmarrësit për mbështetjen, ndërsa iu bashkua thirrjeve “UÇK, UÇK, UÇK”.

Djali i Thaçit, Endriti i cili gjithashtu është i pranishëm, mban veshur një bluzë me mbishkrimin: “Historia nuk rishkruhet 17.02.2008”.

Protesta ka pasur edhe në shtete të tjera. Emigrantë të shumtë shqiptarë protestuan gjithashtu edhe në kryeqytetin e Austrisë. Në këtë protestë në Vjenë mbizotëruan thirrjet “Liria ka emër”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës”./Versus.al

 

    

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Poll