Ka përfunduar protesta e 113-të kundër qeverisë së Edi Ramës, pas fjalimeve të qytetarëve përpara Kryeministrisë dhe marshimit në rrugët e Tiranës.
Protestuesit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa gjatë fjalimeve ngritën shqetësimet e tyre për situatën politike, ekonomike dhe sociale në vend.
Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës edhe në ditët në vazhdim. Organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë, ndërsa në fokus mbetet kërkesa e tyre për ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit.
© SYRI.net