Skuadra e Besnik Hasit trondit Besiktasin dhe merr kreun e Superligës turke

Skuadra e Besnik Hasit trondit Besiktasin dhe merr kreun e Superligës turke

22:06, 20/09/2026

Amedspor ka marrë një fitore spektakolare 3-2 ndaj Besiktasit në Superligën e Turqisë, duke konfirmuar startin fantastik të sezonit.

Skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi tashmë është ngjitur në krye të renditjes me 13 pikë pas gjashtë javësh.

Amedspor e nisi furishëm takimin dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të me Gift Orban.

Vetëm në minutën e 22-të, Dia Saba dyfishoi avantazhin me një goditje të saktë brenda zonës.

Besiktasi reagoi pas pushimit dhe në minutën e 55-të Dusan Vlahovic shënoi për 2-1.

Por Amedspor nuk u tremb dhe vetëm katër minuta më vonë riktheu avantazhin e dyfishtë.

Furkan Soyalp përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare dhe realizoi për 3-1.

Në minutën e 84-t, Amedspor mbeti me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq për Amadou Cisse.

Besiktasi shtoi presionin dhe në minutën e 90+8-të Orkun Kokçu shënoi nga pika e bardhë për 3-2.

Megjithatë, Amedspor rezistoi deri në fund dhe siguroi tri pikë me peshë të madhe.

Në këtë sukses luajtën gjatë gjithë ndeshjes edhe shqiptarët Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi.

Ndërkohë, Milot Rashica u aktivizua në minutën e 71-të për Besiktasin.

Amedspor ka shënuar 15 gola në gjashtë javët e para, duke treguar forcë të madhe në fazën sulmuese.

Nën drejtimin e Besnik Hasit, skuadra nga Diyarbakiri po shijon një nisje mbresëlënëse dhe tashmë sheh nga kreu i Superligës turke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco