Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FBI "zbarkon" në Tiranë, ja çfarë pritet të ndodhë nesër në kryeqytetin shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
FBI "zbarkon" në Tiranë, ja çfarë pritet të
FBI

Të hënën në Tiranë, në orën 09:00, do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së Ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter.

Raportohet se në këtë konferencë do të marrin pjesë 235 pjesëmarrës, përfaqësues të FBI-së dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga e gjithë Evropa dhe vende të tjera.

Mësohet se në këtë takim do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe drejtues të tjerë të agjencive ligjzbatuese.

Gjithashtu, në konferencë do të jetë i pranishëm Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA, si dhe Ambasadorja në detyrë dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy Vanhorn.

Konferenca konsiderohet një nga aktivitetet e rëndësishme ku marrin pjesë përfaqësues të FBI-së, së bashku me drejtues dhe përfaqësues të agjencive ligjzbatuese nga vende të ndryshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese