235 përfaqësues të FBI-së dhe agjencive ligjzbatuese nesër mblidhen në Tiranë

20 Shtator 2026 | 22:14

Tirana do të presë nesër Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në orën 09:00, në Hotel Plaza, në sallën “Maritim”.

Në aktivitet pritet të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues të agjencive ligjzbatuese, Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA, si dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Konferenca do të mbledhë 235 pjesëmarrës, mes tyre përfaqësues të FBI-së dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga Evropa dhe vende të tjera.

Takimi sjell në Tiranë përfaqësues të strukturave të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në kuadër të konferencës evropiane të FBINAA.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Atentat mafioz në Sarandë,” Dogjani: Nisi me një minë që iu vendos babait të…

Ish-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit, Asllan Dogjani në një lidhje live në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur...
21:59 | 20/09/2026

“Rama dhe Kurti nuk do takohen në SHBA”, gazetarja Kostreci ndan detajet

Gazetarja Keida Kostreci në një lidhje live nga SHBA-të në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur mbërritjen e kryeministrit Rama...
21:25 | 20/09/2026

Protestat në Tiranë, Rama për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë qenë në fokus të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Në artikullin e medias gjermane shkruhet se...
19:59 | 20/09/2026