web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbyllet me sukses edicioni i tretë i “Serenights Festival”/ Katër netë nën tingujt e serenatave

20 Shtator 2026, 22:40, Qyteti im CNA

Mbyllet me sukses edicioni i tretë i “Serenights Festival”/

Korça i ka dhënë fund edicionit të tretë të Serenights Festival, një aktivitet që për katër netë me radhë solli në hapësirat karakteristike të qytetit muzikën, traditën dhe emocionet e serenatave korçare. Nata përmbyllëse u zhvillua në Rrugicën e Mitropolisë, aty ku tingujt e muzikës dhe interpretimet e artistëve rikthyen atmosferën e serenatave nën ballkone e dritare, duke i dhënë jetë një prej traditave më të njohura të qytetit.

Mbyllet me sukses edicioni i tretë i “Serenights Festival”/

Zgjedhja e Rrugicës së Mitropolisë nuk ishte e rastësishme. Ambientet karakteristike, ballkonet dhe dritaret e vjetra krijuan sfondin e përshtatshëm për këngët që flasin për dashurinë, mallin dhe marrëdhëniet njerëzore.

Mbyllet me sukses edicioni i tretë i “Serenights Festival”/

Drejtuesi artistik, Josif Minga, thotë se përmes kësaj mbrëmjeje synuan të rikthenin gjallërinë e serenatave në hapësirat ku ato kanë lindur dhe kanë jetuar ndër vite.

“Ne jemi pak a shumë grupi me përbërje pak më profesionale, sepse janë të gjithë muzikantë të kualifikuar, si nga zërat, ashtu edhe nga instrumentet. Menduan që ta përmbyllim këtë event në ato lloj ambientesh të cilat i shkojnë këngës korçare, serenatës. Duke qenë poshtë ballkoneve, nën dritaret e fshehura, shfaqen të gjitha ato brenga të heshtura që kanë jetuar prej kohësh. Pavarësisht se ishin të përgjumura, ka ardhur rasti që t’i gjallërojmë nëpër rrugicat dhe ambientet e qytetit. Çdo gjë ka elementin e natyrshëm. Megjithëse ka hequr ato sikletet e mëparshme, përsëri tregon mbijetesën, një mbijetesë më shumë shpirtërore, të përfaqësimit të anës shpirtërore të marrëdhënieve të këtij qyteti dhe më gjerë. Kjo është surpriza e sotme”, tha Minga.

Mbyllet me sukses edicioni i tretë i “Serenights Festival”/
Josif Minga

Serenata korçare mbetet një pjesë e rëndësishme e identitetit të qytetit, por edhe një traditë që kërkon të përcillet te brezat e rinj. Për Josif Mingën, interesi i të rinjve për këtë muzikë është një shenjë se serenata vazhdon të ketë vend në jetën kulturore, edhe përballë ndikimeve të shumta muzikore të kohës. Ai thekson se njohja me kulturat e tjera nuk duhet të përjashtojë traditën vendase, e cila mbetet pjesë e formimit dhe identitetit të çdo brezi.

“Përkundrejt gjithë invazionit kulturor që ndodh në përgjithësi, kam vënë re që ka shumë grupe të rinjsh që janë të interesuar, sepse kjo është një mëvetësi origjinale që mbase nuk shkëmbehet. Secili pajiset me një multikulturë dhe, në të njëjtën kohë, pajiset edhe me kulturë tradicionale, e cila i shërben. Sepse, në fund të fundit, në një gëzim të caktuar nuk mund të këndojë as ‘O Sole Mio’, as ‘Mamma Mia’, por do të këndojë pikërisht ato këngë të cilat kanë përkundur prindërit e tyre e gjithçka”, shtoi ai.

Për serenatisten Jorgjeta Lalazi, nata përmbyllëse ishte e mbushur me emocione, por edhe një mundësi për t’iu drejtuar të rinjve që po përpiqen të ruajnë dhe të interpretojnë këtë traditë. Ajo vlerëson përpjekjet e brezit të ri për ta çuar përpara serenatën, ndërsa thekson rëndësinë e ruajtjes së origjinalitetit të saj. Sipas Lalazit, serenata duhet të këndohet duke respektuar mënyrën se si është krijuar dhe përcjellë ndër vite, pa penguar njëkohësisht zhvillimin dhe përfshirjen e artistëve të rinj.

Mbyllet me sukses edicioni i tretë i “Serenights Festival”/
Jorgjeta Lalazi

“Emocione shumë të forta. Dua të bëj më të mirën që t’i them rinisë: kështu këndohet serenata e vërtetë. Besoj se po mundohen, mundohen. Por unë u lë një amanet: të këndohet, jo kështu siç e këndoj unë, por kush është më e mira, siç e ka bërë i vërteti. Origjinaliteti duhet, por rinia ecën përpara, kështu që ne nuk ia prishim. Më ka pëlqyer, të them të drejtën. Mundohet rinia të bëjë më të mirën. Gëzohem që ecin përpara. Këtë kam qejf”, tha Lalazi. 

Për këngëtaren Gloria Nure, kjo natë kishte një domethënie të veçantë, pasi solli në vëmendje serenata që kanë lënë gjurmë në historinë e qytetit. Të interpretuara dhe të përpunuara artistikisht nga drejtuesi muzikor Josif Minga, këto këngë rikthyen në skenë histori dhe emocione që vazhdojnë të jenë pjesë e kujtesës kolektive të korçarëve. Nure e konsideron serenatën një nga elementet thelbësore të identitetit të qytetit dhe thekson përgjegjësinë që kanë artistët për ta ruajtur atë në formën e saj origjinale, duke mos e zëvendësuar me tendencat moderne.

Mbyllet me sukses edicioni i tretë i “Serenights Festival”/
Gloria Nure

“Ndryshe nga netët e tjera, kjo natë është pak më e ndjeshme, sepse na rikthen në kohë. Ka ato serenata të cilat kanë bërë historinë në qytetin tonë. Janë ato serenata që janë kthyer në histori të bukura të qytetit dhe ne, për fat të mirë, i interpretojmë sot, të risjella dhe të përpunuara me shumë mjeshtëri nga profesori ynë i dashur, Josifi. Është një nga pjesët më thelbësore të identitetit tonë si korçarë dhe ne, me shumë kënaqësi, por edhe me shumë përgjegjësi, përpiqemi që ta çojmë përpara, duke e ruajtur formën e saj ‘bio’ dhe atë natyrale, pa e ndryshuar me modernitetin e kohës. Sepse, në qoftë se ndryshojmë këtë pjesë të qytetit tonë, të historisë sonë, të identitetit tonë, të trashëgimisë sonë kulturore, çfarë do të mbetet Korça pa serenatën?”, u shpreh Nure.

Përgjatë katër netëve, Serenights Festival solli një program të larmishëm artistik, duke ndërthurur muzikën me hapësirat karakteristike të Korçës. Organizatorët synuan që serenata të mos mbetej vetëm një kujtim i së kaluarës, por të përjetohej si një ndjenjë e gjallë, që bashkon artistët dhe publikun. Organizatorja Blerta Belliu shprehet se ky edicion solli shumë artistë, instrumentistë dhe këngëtarë, ndërsa thekson se qëllimi ishte krijimi i katër netëve të paharrueshme për qytetin dhe për të gjithë ata që e duan serenatën.

Mbyllet me sukses edicioni i tretë i “Serenights Festival”/
Blerta Belliu

“Atëherë, sot jemi në natën e fundit të Serenights, Festivalit të Netëve të Serenatës. Shumë artistë, shumë instrumentistë, këngëtarë, miq të Korçës, siç shihet edhe pas meje. Serenata ka ardhur në shumë forma, sepse dihet që serenata nuk është këngë, por është ndjenjë. Dhe ne jemi munduar që të jenë katër netë të paharrueshme. Shpresoj që publiku korçar e ka shijuar dhe kemi mundur t’ju përcjellim atë që ju keni dashur”, u shpreh ajo. 

Me tingujt e serenatave, interpretimet e artistëve dhe pjesëmarrjen e publikut, mbyllet me sukses edicioni i tretë i Serenights Festival në Korçë. Katër netët e festivalit sollën muzikë, emocione dhe traditë në disa prej hapësirave karakteristike të qytetit, duke rikthyer serenatën në rrugicat dhe nën ballkonet korçare. /CNA





19:09 Qyteti im Luan Rama

Në qytetin e poetëve

NDOC GJETJA/ NDERA DHE MARRA E LEZHËS… Krejt pavetëdijshë...

Lajmet e fundit nga