web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së/ Dita e pestë e protestës në Prishtinë

20 Shtator 2026, 22:48, Kosova & Bota CNA

Kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së/

Mbrëmjen e sotme është mbajtur protesta e pestë radhazi në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-kretët e UÇK-së.

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa të pranishëm janë edhe figura publike dhe përfaqësues politikë. Një flamur gjigant kuqezi, me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shpalosur në protestë.

Protestuesit po shprehin mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së, në kuadër të protestës kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë. 

Ashtu si në netët e tjera të pranishëm ishin dhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit.  /CNA





Lajmet e fundit nga