Zgjedhjet në Rusi/ Partia e Putinit kryeson me 57.5%, qindra dronë godasin Moskën në ditën e fundit të votimit
Rusia kërcënon Ukrainën: Do të intensifikojmë sulmet ndaj Kievit, si përgjigje ndaj sulmeve me dronë ukrainas...
Rusia kërcënon Ukrainën: Do të intensifikojmë sulmet ndaj Kievit, si përgjigje ndaj sulmeve me dronë ukrainas...
Zgjedhjet në Gjermani/ Merz: Rezultati në Mecklenburg është katastrofë, por nuk do të tërhiqem nga drejtimi i...
Dita e 113-të e protestës/ Aktorja Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vet ku duhet të jetë! 20 Shtator, 15:...
FOTO/ Kush është Artan Myrtaj që u ekzekutua ditën e sotme në qendër të Sarandës 20 Shtator, 10:32 ...
• Rusia mbylli sot ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa qindra dronë shënjestruan Moskën dhe rajonin, duke vrarë dy njerëz dhe duke dëmtuar një rafineri të madhe nafte. • Zgjedhjet për Dumën e Shtetit, të parat që nga nisja e luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, nuk pritet të sjellin ndryshim pasi partia në pushtet. • Partia në pushtet e Vladimir Putinit, po kryeson zgjedhjet parlamentare në Rusi me 57.5% të votave. • Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi janë numëruar rreth 14% e votave. • Zgjedhjet u zhvilluan për tre ditë, nga 18 deri më 20 shtator, ku në total zgjidhen 450 deputetë. • Votimi u zhvillua gjithashtu në territore të Ukrainës të kontrolluara nga Rusia, çështje që është kundërshtuar nga Kievi. • Mediat raportojnë se "Rusia e Bashkuar", pritet ta ruajë mbizotërimin, në një sistem politik që kritikët thonë se nuk lejon kundërshtimin. • Në prag të votimit, Putin u bëri thirrje rusëve të dilnin për të votuar, duke thënë se rezultatet do të shërbenin si tregues i mbështetjes për trupat ruse që luftojnë në Ukrainë. • Nga ana tjetër, Komiteti i Zgjedhjeve në Rusi njoftoi se ka regjistruar më shumë se një mijë sulme kibernetike, për të shkaktuar probleme në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vend nga e premtja deri sot. • Sipas tyre, sulmet synonin të mbingarkonin një sistem me valë kërkesash të pandërprera. • Sulmet u kryen nga ekipe shumë profesionale dhe të koordinuara mirë që përdorën mjete të inteligjencës artificiale.
4 artikuj për këtë temë.
RUSI – Rusia ka paralajmëruar se do të intensifikojë sulmet ndaj Kievit, duke e lidhur vendimin me sulmet ukrainase me dronë gjatë zgjedhjeve parlamentare ruse. Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi Ukrainën për sulme ndaj objektivave civile në territorin rus.
Në një deklaratë, ministria tha se forcat ruse do të vijojnë dhe do të shtojnë përdorimin e armëve me precizion të lartë kundër objektivave ushtarake në Kiev. Moska e akuzoi gjithashtu Ukrainën se po përpiqet të pengojë procesin zgjedhor dhe shprehjen demokratike të vullnetit të popullit rus.
Mediat shkruajnë se deklarata vjen në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi, ndërsa lufta mes Moskës dhe Kievit vijon të shoqërohet me sulme ajrore dhe përdorim të gjerë të dronëve nga të dyja palët./Dosja.al
RUSI- Partia në pushtet e Vladimir Putinit, po kryeson zgjedhjet parlamentare në Rusi me 57.5% të votave. Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi janë numëruar rreth 14% e votave.
Zgjedhjet u zhvilluan për tre ditë, nga 18 deri më 20 shtator, ku në total zgjidhen 450 deputetë. Votimi u zhvillua gjithashtu në territore të Ukrainës të kontrolluara nga Rusia, çështje që është kundërshtuar nga Kievi.
Presidenti Vladimir Putin e ka paraqitur zgjedhjen si një tregues të mbështetjes për politikat e tij dhe luftën në Ukrainë. Mediat shkruajnë se procesi elektoral u zhvillua në një sistem politik të kontrolluar fort, ndërsa shumica e kandidatëve kundër luftës u përjashtuan nga gara. Partia liberale Yabloko pati pjesëmarrje të kufizuar në proces./Dosja.al
RUSI- Komiteti i Zgjedhjeve në Rusi njoftoi sot se ka regjistruar më shumë se një mijë sulme kibernetike, për të shkaktuar probleme në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vend nga e premtja deri sot.
"Më shumë se një mijë sulme janë regjistruar kundër infrastrukturës ruse që merr pjesë në procesin zgjedhor," tha Kryetarja e Komisionit Zgjedhor Ella Pamfilova.
Mediat shkruajnë se sulmet synojnë të mbingarkojnë një sistem me valë kërkesash të pandërprera. Sulmet u kryen nga ekipe shumë profesionale dhe të koordinuara mirë që përdorën mjete të inteligjencës artificiale.
"Sulme të synuara u kryen gjithashtu kundër infrastrukturës së telekomunikacionit të Rusisë në tërësi," vuri në dukje Pamfilova, duke theksuar se të gjitha sulmet mbajnë tregues të ndërhyrjes ukrainase./Dosja.al
Qindra dronë shënjestruan Moskën dhe rajonin përreth saj në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi të dielën, duke i vrarë të paktën dy njerëz dhe duke dëmtuar një rafineri të madhe nafte, sipas autoriteteve ruse.
Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, e cilësoi sulmin e të dielës si më të madhin me dronë deri tani ndaj kryeqytetit rus. Një objekt në rafinerinë e naftës në Moskë, e cila është shënjestruar edhe më parë, gjithashtu u dëmtua.
“Sulmi më i madh me dronë armiku është zmbrapsur”, tha Sobyanin në Telegram. “Ky sulm i paparë ishte planifikuar qartësisht me synimin për t’i penguar zgjedhjet parlamentare. Armiku nuk ia doli”.
Zgjedhjet për Dumën e Shtetit, të parat që nga nisja e luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, nuk pritet të sjellin ndryshim pasi partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, pritet ta ruajë mbizotërimin, në një sistem politik që kritikët thonë se nuk lejon kundërshtimin.
Kremlini me gjasë do ta paraqesë rezultatin e zgjedhjeve si dëshmi të mbështetjes publike për politikat e Putinit dhe për luftën, e cila tani ka hyrë në vitin e pestë dhe nuk ka shenja se do të përfundojë së shpejti.
Autoritetet zgjedhore thonë se tri ditët e votimit kanë vijuar pa ndonjë telash, pavarësisht sulmeve kibernetike të raportuara të shtunën.
Pjesëmarrja ishte mbi 50 për qind deri në orët e para të pasdites sipas orës së Moskës të dielën, raportoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Shumica e kandidatëve kundër luftës nuk janë lejuar të garojnë.
Ata që garuan nga partia liberale Jabloko, e cila në vitet e fundit ka marrë një përqindje njëshifrore në sondazhe, por shpresonte të përfitonte nga lodhja e publikut prej luftës, thanë se kishin frikë për lirinë e tyre pasi gjykatat dënuan me burgim dy figura të larta të partisë para zgjedhjeve, për komentet e tyre lidhur me konfliktin.
Diskreditimi i ushtrisë ose përhapja e atyre që autoritetet e cilësojnë si gjoja lajme të rreme, dënohet me burgim të rëndë.
Në një akt të vogël kundërshtimi, lideri i Yablokos, Nikolai Ribakov, e prishi qëllimisht fletëvotimin, duke shkruar emrin e partisë së tij dhe sloganin “Për paqe”.
Lufta në Ukrainë dhe ngadalësimi i ekonomisë janë faktorë që rëndojnë mbi zgjedhjet.
Megjithëse është e vështirë të bëhen sondazhe të opinionit për shkak të politikave represive që kanë kriminalizuar kundërshtimin ose opozitën ndaj luftës, disa sondazhe kanë treguar rënie të mbështetjes për Putinin, si dhe për Rusinë e Bashkuar.
Në prag të votimit, Putin u bëri thirrje rusëve të dilnin për të votuar, duke thënë se rezultatet do të shërbenin si tregues i mbështetjes për trupat ruse që luftojnë në Ukrainë. Rezultatet zyrtare nuk priteshin para 21 shtatorit./REL