LIVE UPDATES
Bota

Vendet europiane përplasen për rregullat mbi alkoolin

Në mars, Belgjika njoftoi Komisionin Europian se dëshironte të miratonte ligje që ndalojnë reklamimin e alkoolit për të miturit.

20 Shtator 2026, 23:00 Nga E.d
Vendet europiane përplasen për rregullat mbi alkoolin
Foto ilustruse

Kupa e Botës ishte një moment i favorshëm si për Spanjën, ashtu edhe për shitjet e pijeve alkoolike në vend. Në ditët e ndeshjeve, fitimet e bareve spanjolle ishin 25-30% më të larta se mesatarja. Por, pavarësisht tarracave me diell dhe birrës, një stuhi po afrohej për industrinë e alkoolit në Spanjë  dhe në Europë. Shitjet e birrës dhe verës kanë rënë prej vitesh.

Tani disa vende duan të ashpërsojnë rregullat për alkoolin. Në mars, Belgjika njoftoi Komisionin Europian se dëshironte të miratonte ligje që ndalojnë reklamimin e alkoolit për të miturit. Ajo kërkon gjithashtu që reklamat të përmbajnë një paralajmërim të detyrueshëm më të drejtpërdrejtë, ku të thuhet se “alkooli është i dëmshëm për shëndetin”.

The Economist shkruan se vendet prodhuese të verës, përfshirë Francën, Italinë, Rumaninë dhe Sllovakinë, kanë paraqitur kundërshtime. Ato argumentojnë se ligjet belge do ta fragmentonin tregun e reklamave dhe do të krijonin barriera për kompanitë e huaja.

Dispozita që po shkakton shqetësimin më të madh është pohimi se alkooli shkakton në mënyrë të pashmangshme dëme.

Prodhuesit e birrës dhe të verës druhen se forca të paqarta të shëndetit publik synojnë t’i bëjnë alkoolit atë që i bënë duhanit: ta stigmatizojnë si të dëmshëm dhe të papranueshëm nga ana shoqërore.

Tensionet shtohen edhe nga dallimet kulturore. Në vendet e ngrohta të Mesdheut, si Italia, Portugalia dhe Franca, pijet alkoolike konsumohen gjatë vakteve ose shijohen ngadalë në tarraca.

Ndërsa vendet e ftohta të asaj që njihet si “brezi i vodkës”, përfshirë vendet baltike dhe nordike, kanë prej kohësh kultura të konsumit të lartë të pijeve të forta alkoolike dhe politika qeveritare që synojnë ta frenojnë atë.

Propozimi

Anëtarë të Parlamentit Europian kanë kërkuar legjislacion në të gjithë kontinentin që do t’i bënte të detyrueshme paralajmërimet shëndetësore dhe listat e përbërësve në shishe.

Por Aurelijus Veryga, eurodeputet lituanez dhe ish-ministër i Shëndetësisë, mendon se ndarjet kulturore e bëjnë të pamundur një marrëveshje për alkoolin të ngjashme me atë për duhanin.

Komisioni Europian ka premtuar prej vitesh rregullim më të fortë të alkoolit, por duket se nuk arrin ta realizojë. Afatet për vendosjen e paralajmërimeve shëndetësore mbi pijet alkoolike, të përcaktuara në planin e tij kundër kancerit të vitit 2021, nuk janë respektuar.

Rreziqet diplomatike të rregullimit të alkoolit janë të qarta. Në vitin 2018, Irlanda u bë vendi i parë anëtar i Bashkimit Europian që kërkoi që shishet të mbanin paralajmërime për rrezikun e kancerit dhe për shtatzëninë, si dhe informacion mbi kaloritë dhe energjinë.

Italia reagoi duke e quajtur këtë një “sulm” ndaj identitetit, trashëgimisë dhe dietës mesdhetare të saj dhe këmbënguli se vera ishte një faktor i mirëqenies.

Ajo mobilizoi edhe vende të tjera prodhuese të verës, përfshirë Francën, Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën, që të kundërshtonin gjithashtu.

Megjithatë, kufizimet irlandeze u kthyen në ligj, por më pas Amerika u ankua se rregullat përbënin një barrierë tregtare. Vendosja e etiketave paralajmëruese u shty më pas deri në vitin 2028, për shkak të “rrethanave ekonomike”.

Vendet që duan të rregullojnë më fort alkoolin mund të shohin nga Lituania. Si ministër i Shëndetësisë, Dr Veryga arriti të miratonte kufizime të gjera, përfshirë një ndalim pothuajse të plotë të reklamave dhe kufizimin e orareve të shitjes me pakicë të pijeve alkoolike.

Por ai thotë se kjo u bë e mundur vetëm falë kërkesës së publikut, pas një serie ngjarjesh të rënda, përfshirë një aksident të shkaktuar nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, ku tre fëmijë u vranë nga një polic jashtë detyrës.

“Nëse shoqëria nuk është në anën tuaj, ju tashmë keni humbur”, thotë ai, teksa pi një birrë pa alkool.

Në Belgjikë, përpjekjet po udhëhiqen nga Frank Vandenbroucke, ministri i Shëndetësisë, i cili ka hasur vështirësi për të siguruar mbështetje të gjerë politike.

Ai ka mbështetjen e organizatave të shëndetit publik, të shqetësuara nga provat në rritje për dëmet që shkakton alkooli, veçanërisht për rritjen e rrezikut të kancerit.

Rebecka Öberg nga Movendi, një organizatë që promovon një stil jetese pa alkool dhe drogë, thotë se organizata e saj dëshiron që njerëzit të marrin vendime të informuara për konsumin e alkoolit. Kjo kërkon etiketime më të qarta.

Për sa i përket kancerit, teknikisht është e saktë të thuhet se nuk ekziston një “nivel i sigurt” i konsumit të alkoolit. Por mbetet debat se në çfarë pike rreziku bëhet domethënës.

Rreziku shtesë nga pirja e disa gotave verë ose birrë në javë, krahasuar me moskonsumimin fare, mund të jetë aq i ulët sa një paralajmërim se “alkooli është i dëmshëm për shëndetin” të duket joproporcional.

Europianët kryejnë rregullisht edhe sjellje të tjera që mbartin një rrezik kumulativ jo zero për zhvillimin e kancerit, si ekspozimi në diell, ngrënia e proshutës dhe pirja e kafesë të ngrohur në më shumë se 65°C.

Ironia

Ironia e përpjekjeve të zotit Vandenbroucke është se konsumi i alkoolit në Belgjikë po bie gjithsesi.

Mes vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), një grup vendesh kryesisht të pasura, Belgjika është një nga dy vendet ku konsumi ka rënë më shumë në dekadën e fundit.

Tjetra është Lituania, e cila ka shtrënguar së fundmi ligjet e saj. Në fakt, popullsitë e shumicës së vendeve me të ardhura të larta po e moderojnë konsumin e alkoolit, pjesërisht për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Rënia e konsumit të birrës është veçanërisht e fortë: ai është ulur me 9.2% në BE që nga viti 2019.

Por, në terma ekonomikë, çdo krizë është edhe një mundësi. Sot, pothuajse një në çdo 12 birra të konsumuara në BE është pa alkool. Rritja e birrës 0.0% do të thotë se, pavarësisht se në cilën anë të debatit për alkoolin qëndroni, keni gjithsesi diçka me të cilën mund të ngrini dolli./Dosja.al

alkool rregulla europa

Sondazh

Poll

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, Shqipëria...

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, Shqipëria...

“Parlamenti nuk na përfaqëson”/ Qytetarja nga protesta: Shqiptarët duan ndryshim

“Të zhbëhen ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”/ Aktivisti: Duhet zgjidhje reale...

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Përfshihet nga flakët një automjet në Gjirokastër, policia nis hetimin

Bie zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, tymi përhapet drejt Kamzës e Mamurrasit

Zjarr pranë fshatit 'Arshi Lengo' në Gjirokastër, flakët u afrohen banesave

Zjarr i përmasave të mëdha në Babicë të Vlorës, digjen dhjetëra ullinj shekullorë

Falsifikim dokumentash dhe përfitim i paligjshëm i pronave, arrestohet ish-drejtori i Kadastrës Fier

Vrasja në Sarandë/ Nëna sheh të birin e pajetë dhe shpërthen në lot: O djali i nënës

Vrasja në Sarandë, momenti kur kalimtari i plagosur futet në ambulancë

Vrasje me armë zjarri në qendër të Sarandës, PAMJET nga vendgjarja

Akuzat për falsifikim të dokumenteve, tjetër masë për ish-drejtorin e Kadastrës Fier e dy të tjerë

Berisha: Ministrja e re e Shëndetësisë është thjesht një kukull në duart e zeza të Surrelit

"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme

Vendimet e Gjykatës Speciale/ Berisha: Asgjë nuk e nxin luftën Çlirimtare të Kosovës

Berisha zbulon angazhimin e diasporës: Janë të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e opozitës

I moshuari godet me thikë gruan, humb jetën në spital. Shoqërohet dhëndëri i tyre në Polici

Berisha: Bajram Begaj ka plaçkitur prona dhe i ka ndarë me Ramën, atë e kap gjyqi ushtarak

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s