Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U kap me kokainën e fshehur në çorape, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Shkruar nga Newsbomb
U kap me kokainën e fshehur në çorape, arrestohet i riu
Droga e gjetur shqiptarit

Karabinierët e Njësisë Radiomobile të Kompanisë së Folignos kanë arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, i dyshuar për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

I riu ishte arrestuar nga efektivët e Njësisë Radiomobile vetëm dy ditë më parë për vepra të ngjashme që lidhen me lëndët narkotike. Në momentin e arrestimit të dytë, ai ishte nën masën e detyrimit për t’u paraqitur çdo ditë pranë policisë gjyqësore, raportojnë mediat italiane.

Operacioni u zhvillua në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të territorit gjatë orëve të natës, veçanërisht përgjatë rrugës Flaminia. Vëmendja e efektivëve u tërhoq nga lëvizjet e të riut, i cili u kap në momentin që po fshihte një pako në një zonë me shkurre pranë rrugës.

Ndërhyrja e menjëhershme e karabinierëve bëri të mundur gjetjen e një çorape të fshehur mes bimësisë, brenda së cilës u gjetën 7 doza kokainë, me peshë rreth 14 gramë, si dhe 750 euro cash, që dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Kontrolli i mëtejshëm personal dhe i automjetit me qira që përdorte 24-vjeçari çoi në zbulimin e një çorapeje të dytë, brenda së cilës kishte edhe 13 doza të tjera të së njëjtës lëndë, me peshë rreth 8 gramë.

Gjatë kontrolleve në vendngjarje, i riu u deklaroi karabinierëve se kishte gëlltitur një tjetër pako që përmbante lëndë narkotike të të njëjtit lloj, me qëllim shmangien e kontrolleve. Për këtë arsye, efektivët e shoqëruan menjëherë në spitalin lokal, ku iu nënshtrua kontrolleve dhe trajtimit të nevojshëm mjekësor.

Pas përfundimit të ekzaminimeve mjekësore, me urdhër të prokurorit të turnit pranë Prokurorisë së Republikës në Spoleto, 24-vjeçari u dërgua në dhomat e sigurisë të Stacionit lokal të Karabinierëve, në pritje të seancës për vleftësimin e arrestimit.

Arrestimi u vleftësua nga Gjykata e Spoletos, e cila vendosi ndaj të riut masën e ndalimit të qëndrimit në rajonin e Umbrias, së bashku me urdhrin për largimin e menjëhershëm nga territori i rajonit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese